web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kina nuk po e ndihmon Italinë, ajo synon t’i ikë përgjegjësisë për përhapjen e koronavirusit

3 Prill 2020, 06:44, Blog CNA

Nga Mattia Ferraresi ?Foreign Policy?

* Italia është një terren ideal për fushatën e gjerë propagandistike të Kinës, për të shmangur vëmendjen nga përgjegjësia e saj në përhapjen globale të koronavirusit të ri, ndërsa mundohet ta paraqesë veten si një fuqi zemërdhembshur që ndihmon vendet perëndimore në nevojë.

Qeveria komuniste po ndjek një strategji të dyanshme, që kombinon me kujdes dërgimin e ndihmave mjekësore për të pohuar rëndësinë e saj në një botë për moment pa lider ? mund ta quani këtë edhe ?diplomacia e maskave? – ndërsa të njëjtën kohë po përhap teori konspirative për të fshehur origjinën e vërtetë të virusit.

Në këtë ?betejë globale të narrativave?, siç e quajti atë shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Jozep Borrell, ?Kina po përhap me forcë mesazhin se në dallim nga SHBA-ja, ajo është një partnere e përgjegjshme dhe e besueshme?. Dhe Italia përbën një mjedis të përkryer, ku Pekini mund të nisë të zbatojë strategjinë e tij.

Ishte vendi i parë perëndimor që u godit nga një shpërthim i madh epidemik i koronavirusit, dhe për këtë arsye ka nevojë urgjente për furnizime mjekësore, për të mbajtur në këmbë një sistem të kujdesit shëndetësor që është në prag të kolapsit.

Por vendi drejtohet gjithashtu nga një koalicion qeveritar që përfshin Lëvizjen Pesë Yjet, një parti euroskeptike, gjithnjë e më pro-kineze, dhe që për vite me radhë ka promovuar një marrëdhënie më të fortë me Pekinin, duke e minimizuar aleancën tradicionale trans-atlantike, dhe duke nxitur dyshime mbi NATO-n.

Për pasojë, Italia ishte vitin e kaluar vendi i parë G-7, që iu bashkua zyrtarisht Nismës së Brezit dhe Rrugës, projekti ndërkombëtar kinez i infrastrukturës. Kohët e fundit, mediat shtetërore kineze, sugjeruan se koronavirusi i ri e kishte origjinën në Itali, dhe jo në Vuhan, duke shtrembëruar hapur fjalët e mjekut italian Xhuzepe Remuci, drejtori i Institutit ?Mario Negri? për Kërkime Farmakologjike në Milano.

Në një intervistë për NPR më 19 Mars, Remuci tha se disa mjekë në Italinë e Veriut ?kujtojnë se kishin vënë re disa pneumoni shumë të çuditshme dhe shumë të rënda, sidomos tek të moshuarit që në dhjetor, dhe madje që në nëntor 2019?, gjë që sugjeronte se potencialisht virusi që e kishte origjinën në Kinë, ishte përhapur diku tjetër më parë.

?Global Times?, e kontrolluar nga shteti kinez shkroi në Tuiter:?Italia mund të ketë pasur shumë raste të pashpjegueshme me pneumoni që në nëntor dhe dhjetor 2019, me simptoma shumë të afërta me COVID-19, thuhet në raporte?.

Një version i shtrembëruar i deklaratës së Remucit, u transmetua më pas nga mediat e tjera të aparatit të propagandës së qeverisë kineze, si televizioni shtetëror i Kinës, dhe u bë një temë e preferuar diskutimi në platformën popullore të mediave sociale në Kinë, Ueibo.

Nga ana e tij mjeku italian, nuk la në asnjë rast të kuptohet se koronavirusi e ka origjinën në ndonjë vend tjetër, porse ai e ka origjinën pikërisht në Kinë. ?Mund të jemi të sigurt se virusi u shfaq në fillim në Vuhan, ku me siguri kishte qarkulluar për disa kohë, përpara se të bëhej publike nga autoritetet?-deklaroi Remuci për ?Foreign Policy?

Ai shtoi se edhe testet gjenetike, konfirmuan se virusi ishte me origjinë nga Kina ?përtej çdo dyshimi?. Ndërkohë, Italia ishte përfituesja e parë e ?diplomacisë së maskave? nga ana e Kinës. Më 12 mars, një aeroplan kinez solli në Romë 9 mjekë, maska, ventilatorë dhe pajisje të tjera mjekësore.

Në to shkruhej ?Rruga e miqësisë nuk njeh kufij!?, dhe u paraqit si një dhuratë për vendin që po kalon këtë situatë emergjence. Por nuk ishte aspak një dhuratë. Pasi Italia ishte duke blerë pajisje mjekësore nga Kina, por qeveria italiane përfitoi nga një donacion paralel i kryer nga Kryqi i Kuq i Kinës, për ta bërë atë të dukej si një shembull i ?politikës kineze të bujarisë?.

Siç e shpjegoi gazetarja Xhulia Pompili në gazetën ?Il Foglio?, ajo ishte pjesë e një marrëveshje tregtare të zyrtarizuar disa ditë më pare, gjatë një telefonatë midis ministrave të jashtëm të Kinës dhe Italisë, Luixhi di Maio dhe Uang Yi. Disa ditë më vonë, kryeministri italian Xhuzepe Konte i tha udhëheqësit kinez Xi Jinping me telefon, se ishte i gatshëm të bashkëpunonte për një ?Rrugë Shenetësore të Mëndafshit? për ta luftuar pandeminë.

Di Maio, që dha kohët fundit dorëheqjen si drejtuesi i Lëvizjes Pesë Yjet, është personi i kontaktit për iniciativat kineze në Itali, dhe ka lobuar për konsolidimin e partneritetit Itali-Kinë edhe nën qeverinë e mëparshme, kur Pesë Yjet ishin në një koalicion populistësh me Legën e Mateo Salvinit.

?Shumë liderë euroskeptikë, po veprojnë si kuratorë të imazhit ndërkombëtar të Kinës?- thotë Lukrecia Poxheti, analiste në Institutin Mercator për Studimet mbi Kinën. Kryeministri hungarez Viktor Orban, përshëndeti personalisht ardhjen e një avioni nga Kina që transportonte gati 70 tonë pajisje mjekësore, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vucic, puthi në mënyrë teatrale flamurin e Kinës kur një ekip mjekësh kinezë zbarkuan në Beograd javën e kaluar.

Ndërkohë, udhëheqësi i ekstremit të djathtë të Legës, Mateo Salvini, nuk e humbi mundësinë për të kritikuar Pekinin, në mënyrë që të dëmtojë ish-aleatin e tij politik (dhe tanimë armikun e betuar) Di Maio:?Nëse qeveria kineze ka pasur më herët infomacione për koronavirusin dhe nuk e ka treguar këtë publikisht, atëherë ajo ka kryer një krim kundër njerëzimit?- tha ai gjatë një seance debatesh në Senat, vetëm disa ditë pasi rimbështeti në mediat sociale teorinë se Kina ishte e angazhuar shumë për të prodhuar viruse të reja në laboratorët e saj.

Lëvizja Pesë Yjet, ka qenë prej kohësh një vatër e nxehtë e propagandimit të teorive të komplotit dhe lajmeve të rreme. Gunter Pauli, një ekonomist i punësuar si konsulent nga kryministri Konte, sugjeroi kohët e fundit një lidhje midis teknologjisë 5G dhe koronavirusit të ri.

Në betejën e narrativave, këndvështrimet kanë shumë rëndësi. Pas disa javëve apatie dhe mungese mbështetje midis shteteve evropiane, Komisioni i BE-së po e kundërshton tani në mënyrë aktive narrativën e e Kinës, duke e theksuar solidaritetin midis vendeve anëtare.

Franca dhe Gjermania i kanë dhuruar më shumë maska Italisë sesa Kina, ndërsa Austria ka kontribuar me 1.6 milionë maska të tjera.

Spitalet gjermane po kujdesen për disa pacientë nga Italia, ndërsa Franca dhuroi 200.000 kostume mbrojtëse. Por ajo që qëndron në këtë tregim janë të ashtuquajturat ?dhurata? të Kinës, një ekip mjekësh kubanë që mbërritën së fundmi në vend, dhe automjetet ushtarake ruse që qarkullojnë në Italinë e Veriut, si pjesë e një marrëveshje anti-COVID 19 me Moskën.

Është kontigjenti më i madh rus, në një shtet anëtar të NATO-s. Përpjekjet gjithnjë e më të forta të Pekinit, për të shtrirë gjithnjë e më tej strategjinë e saj më të gjerë të fuqisë së butë, janë portretizuar nga disa analistë si një tentativë për t?u pozicionuar si një udhëheqëse globale, duke përfituar nga mungesa relative e udhëheqjes amerikane, ndërsa Uashingtoni po përpiqet të vendosë nën kontroll koronavirusin.

Por, përpjekjet e fundit kineze mund të jenë më shumë rezultat i frikës nga përgjegjësia që ka Pekini për fshehjen e epidemisë, sesa si një mënyrë për të afirmuar fuqinë e saj globale në një botë pa një lider./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga