web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

1 Prilli/ Ja gënjeshtrat më të mëdha që kanë ndryshuar historinë

1 Prill 2020, 09:46, Blog CNA

1 Prilli njihet në Shqipëri si Dita e Gënjeshtrave, ndërsa në botë kryesisht si Dita e Budallait. Origjina e saj është e diskutueshme, por mendohet se i ka rrënjët në Mesjetë. Në këtë ditë, njerëzit mundohen të gënjejnë njëri-tjetrin, dhe të argëtohen me këtë gjë. Por disa gënjeshtra, që nuk janë thënë domosdoshmërisht më 1 prill, kanë ndryshuar historinë e botës. Ja cilat janë disa prej tyre:

Truket magjike, e mbajtën Algjerinë për shumë kohë si koloni të Francës

Në vitin 1856, Algjeria ishte në prag të rebelimit ndaj sundimit francez. Disa magjistarë algjerianë, marabutët, i kishin bindur vendasit se kishin fuqi magjike. Dhe publiku algjerian, ishte i gatshëm të dëgjonte gjithçka që thoshte një magjistar.

Kur në Paris u mësua lajmi se Algjeria donte të rebelohej, nisi të ketë një shqetësim të madh.

Për të shmangur këtë skenar, francezët duhej të bindnin popullin algjerian se të ashtuquajturit magjistarë ishin mashtrues. Prandaj, Napoleoni III dërgoi në Algjeri magjistarin më të madh të Francës dhe babin e magjisë së kohëve moderne, Zhan Robert-Hudin.

Truket e tij ishin shumë elementare, si nxjerrja e një topi nga një kapelë, por algjerianët sërish u mahnitën. Përmes një elektromagneti, ai mundësoi lëvizjen nga distance të një kutie të lehtë prej kartoni. Marabutët u dukën si budallenj, kur nuk mund ta lëviznin dot kutinë. Robert-Hudin e fiku elektromagnetin, dhe e lëvizi atë pa shumë problem.

Kur një prej algjerianëve të zemëruar e sfidoi në një duel, Robert-Hudin pranoi. Të nesërmen në mëngjes, ai supozohet se e ?kapi? plumbin me dhëmbë. Ky mashtrim, vërtetoi se ai ishte magjistari më i mirë në vend, dhe marabutët u diskredituan. Rebelimi nuk filloi, dhe Algjeria do të arrinte pavarësinë vetëm pas më shumë se 1 shekulli.

Një letër e rreme e portretizoi Jezusin të bardhë

Pavarësisht se ka lindur në Lindjen e Mesme, gati çdo pikturë dhe përshkrim i përgjithshëm i Jezusit është ai i njeriut me lëkurë të bardhë. Dhe arsyeja është një letër e shkruar disa shekuj pasi Jezusi kishte vdekur.

Përshkrimet moderne të imazhit të Jezusit, janë modeluar sipas një letre që pretendohet se është shkruar nga Publir Lentuli, guvernatori i Jeruzalemit që shërbeu pas Ponc Pilatit. Letra e përshkruan Jezusin si ?një burrë shtatlartë, me flokë ngjyrë kafe, me një fytyrë pa rrudha dhe me lëkurë të bardhë?.

Ky version i Jezusit, shërbeu si model për pikturat e artistëve të Rilindjes, të cilat më pas u bënë shabllon për përshkrimet perëndimore të imazhit të Krishtit. Por letra ka kaq shumë gabime, sa është e çuditshme që dikush e ka besuar atë.

Së pari, ajo nuk figuron në asnjë nga shkrimet e Shën Anselmit. Së dyti, nuk ka pasur dikur asnjë pozicion të tillë siç është guvernatori i Jeruzalemit. Së treti, Publir Lentuli nuk ekzistonte si person në realitet. Dhe së katërti, ai përdor një gjuhë që nuk ishte shpikur ende në kohën kur është shkruar letra.

Një shkencëtar nazist i rremë, rrëzoi nga pushteti presidentin e Argjentinës Huan Peron

Në vitin 1949, një ndër presidentët më të dashur të Argjentinës, Huan Peron, dëshironte që vendi i tij të bëhej një fuqi bërthamore. Për ta arritur këtë gjë, ai punësoi gjermanin Ronald Rihter. Ky pretendoi se kishte qenë dikur një shkencëtar i rangut të lartë në Gjermaninë naziste, dhe një nga ekspertët kryesorë në botë për energjinë bërthamore.

Por në realitet, ai ishte një Austriak që kishte punuar vetëm 6 gjashtë muaj si teknik i shpërthimeve në projektin gjerman për armën bërthamore. Dhe megjithë CV-në e tij modeste, Rihter e mbajti atë post për 1 vit. I shqetësuar për shpenzimet, ai e pyeste shpesh Rihterin nëse kishte ndonjë përparim.

Ky i mburrej se ishte pranë ndërtimit të bombës. Por komuniteti shkencor ndërkombëtar, ishte më shumë sesa skeptik. Për të vërtetuar se nuk gënjente, Rihter bëri një provë, por gjithçka ishte vetëm një shpërthim tritoli dhe jo armë bërthamore.

Ish-shkencëtari i njohur nazist, Verner Hajzenbeg tha se nuk kishte dëgjuar kurrë për Rihterin, dhe kjo shkaktoi nisjen e një hetimi. U zbulua se në fakt Rihteri nuk kishte arritur asgjë. Mashtrimi i tij i kushtoi miliona Argjentinës. Ushtria arrestoi e Rihterin, ndërsa e rrëzoi nga pushteti Peronin.

Mikelanxhelo e nisi karrierën si një falsifikues i veprave të artit

Në 1492, Mikelangelo ishte vetëm një artist i ri, që aspironte të bëhej i famshëm. Shumë njerëz e injoronin gjenialitetin e tij, dhe preferonin më shumë statujat klasike të vjetra. Në këto kushte, atij i lindi në kokë një ide:Nëse njerëzit donin të blinin më shumë skulptura të lashta romake, ai thjesht do të krijonte disa prej tyre.

Një nga këto falsifikime ishte Kupidi i Fjetur. Për ta bërë të dukej si një skulpturë e vjetër, ai e skaliti, e groposi në tokë, dhe më pas e goditi me çekiç nëpër cepa. I pari që u mahnit prej saj dhe e bleu menjeherë ishte Kardinal Riario. Mikelanxhelo mund t?ja kishte hedhur deri në fund, por ai ishte më tepër një artist i mirë, sesa një falsifikator i regjur.

Kur u rikthye në shtëpinë e Kardinal Riarios, i shpëtoi goja dhe i tha të vërtetën. Riaro u tërbua që ishte mashtruar. Por atij i bëri më shumë përshtypje që Mikelanxhelo, ishte i aftë të kopjonte me sukses veprat e mjeshtërve të dikurshëm. Nga ai moment, Riario u bë mentori i ri i Mikelanxhelos, dhe karriera e tij njohu vetëm ngjitje.

Dita e Gënjeshtrave, ishte fillesa e lëvizjes së Spiritualizimit

Spiritualizmi, ishte një nga sistemet më të njohura të besimeve fetare në fund të viteve 1800. Shumë njerëz besojnë ende në idetë e tij kryesore, si aftësia për të komunikuar me shpirtrat përmes mediumeve ose tabelave ?Ouija?. Por fakt është njerëzit që e filluan atë lëvizje ishin mashtrues.

Në vitin 1848, Megi Foks dhe motra e saj e vogël Keti donin të trembnin nënën e tyre. Ato do të trokisnin nëpër mure, dhe do t?i thoshin asaj se shtëpia ishte e përndjekur nga fantazmat. Duke mbajtur duart e tyre mbi tryezë, ata përdorën gishtërinjtë e këmbës për të trokitur në dysheme.

Për ta bindur të ëmën se në shtëpi sillej vërdallë një fantazmë, vajzat lidhnin me tela disa kokrra mollë, që më pas i hidhnin poshtë shkallëve.

Të gjitha ato u bënë në kuadër të Ditës së Budallenjve. Dhe në fakt, nëna e tyre u habit se sa gjëra dinte fantazma mbi jetën e saj dhe të vajzave. Nëna vrapoi tek fqinjët, dhe u kërkoi atyre të vinin ta pyesnin fantazmën. Të frikësuar se do të zbulohej para kohe shakaja, 2 motrat e vazhduan më tej atë. Gjatë javëve të ardhshme, gjithnjë e më shumë fqinjë erdhën në shtëpinë e tyre, secili duke bërë pyetje të ngjashme. Brenda vitit, mediume të ngjashme u panë në mbarë SHBA-në./ listverse.com-Pershtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga