Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Nga Adam Tooze ?Foreign Policy?
* ?Kjo është kriza e parë e madhe e botës post-amerikane?- shkroi të mërkurën në rrjetet sociale ish-ministri i jashtëm suedez Karl Bild. ?Këshilli i Sigurimit i OKB nuk shihet kurkund, G20 është në duart e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, ndërsa Shtëpia e Bardhë është e fiksuar vitet e fundit pas sloganeve ?Amerika e Para? dhe ?Secili për vete?. Vetëm virusi është globalizuar ?.
Por qasja e Bild është e gabuar. Është e qartë se nuk është globalizuar vetëm virusi. Përndryshe ne s?do të ishim në gjendje të identifikonim sëmundjen misterioze, që ka prekur mbarë botën. Koronavirusi i ri është identifikuar dhe gjurmuar që në fillim, nga ekipe shkencetarësh që janë treguar shumë bashkëpunues mes tyre në Azi, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.
Dhe Organizata Botërore e Shëndetit nuk ka dështuar plotësisht. Sigurisht, ka ende mbështetës të Trump që duan ta etiketojnë atë si ?virusin e Vuhanit?, dhe disa që duan ta minimizojnë kërcënimin që ai paraqet, duke e barazuar atë me gripin e zakonshëm. Por kjo nuk është njësoj si mohimi i plotë i faktit, që një virus e ka marrë sot peng gjithë globin.
Në botën e shkencës mjekësore, laboratorët në Shtetet e Bashkuara, janë ende në zemër të përparimit shkencor. Po, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka qenë apatik. Por kjo gjë nuk është aspak befasuese, duke pasur parasysh gjendjen e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë para mbërritjes së koronavirusit.
Rivaliteti mes fuqive të mëdhe, e paralizon edhe një institucion të tillë. Por çfarë na tregon kjo për globalizimin, dhe rolin e Amerikës në të? Është mëse e qartë se fuqia amerikane nuk është absolutisht hegjemonike. Por Këshilli i Sigurimit i OKB, ka qenë apatik edhe për pjesë të mëdha të Luftës së Ftohtë.
Bild ka të drejtë që diçka është tronditur nga koronavirusi. Por kjo nuk matet më së miri në vende si Këshilli i Sigurimit apo G-20. Tronditja reale që ka sjellë pandemia, ka qenë paaftësia spektakolare e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës për të kontrolluar krizën.
Por a janë të saktë Bild dhe të tjerët, kur e cilësojnë atë si një shenjë të fundit të ndikimit amerikan në botë? Për të vërtetuar që ky është një parashikim i nxituar, mjafton të shkoni jo në selinë e OKB-së në Manhattan, por pak më poshë në adresën 33 St. Liberty të Bankës së Rezervës Federale.
Financat me bazë dollarin dominojnë sot botën. Në tregje ka dominuar paniku ashtu si në vitin 2008. Dhe jo vetëm sepse njerëzit po vdesin, por ne në fakt kemi shmangur një moment të ngjashëm me atë që ndodhi me ?Lehman Brothers? dhe bankat e tjera të mëdha. Ne kemi shmangur një krizë, pjesërisht pasi bankat janë sot më të qëndrueshme.
Por presionet në treg kanë qenë të mëdha. Që të gjithë duan dollarë. Dhe FED ka qenë si zakonisht bujare. Ndërhyrjet e saj jo vetëm në SHBA, por edhe në arenën ndërkombëtare kanë qenë më të shpejta dhe më të mëdha në shkallë sesa në vitin 2008.
Këtë javë, FED ka shtuar një risi:një marrëveshjen e riblerjes për bankat qendrore të vendeve të tjera. Dhe kjo është një lëvizje e zgjuar, pasi u lejon atyre të hyjnë në likuiditetin e dollarit pa u përfshirë në shitje destabilizuese të portofolit të tyre të thesarit.
Por mbetet një hap i pamjaftueshëm. Nevojitet ndërhyrja edhe e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Dhe në një lëvizje të vogël më 27 mars, Shtetet e Bashkuara miratuan ripërtëritjen e financave të FMN-së. Dhe kjo nuk është ajo që do të priste dikush në një epokë të ?Bëni Amerikën sërish të madhe?.
Ishte e arsyeshme të pritej që republikanët në Kongres apo vetë Shtëpia e Bardhë, të kufizonte rolin e FED-it. Por kjo gjë nuk ka ndodhur. Dhe një cinik do të thoshte që kjo nuk është befasuese. Republikanët nuk janë realisht ideologë. Edhe retorika e tyre ?Amerika e Para? është pikërisht e tillë: retorikë. Thellë-thellë, ata janë thjesht takticienë.
Ata pengojnë një president demokrat, dhe i japin presidentit të tyre atë që i nevojitet. Në janar 2009, çdo republikan në Kongres votoi kundër paketës së shpëtimit të presidentit Barak Obama prej 825 miliardë dollarësh. Tani ata i kanë dhënë një mbështetje paketës ndihmëse prej 2.2 trilionë dollarësh, të nënshkruar javën e kaluar nga Trump.
Nga ana e tij Trump ka qenë gjithmonë një lloj aktivisti. Sigurisht, ai ka disa ide ekonomike koherente, por ai nuk është aspak respektues i asnjë lloj ortodoksie. Kur bëhet fjalë për shpëtimin e bizneseve, ai është me idenë e ish-kreut të Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi: Do të bëjë gjithçka që duhet.
Në vitin 2008, Trump nuk ngurroi të përplaset me miqtë e tij konservatorë, duke e përshëndetur planin e shpëtimit të Obamës. Nëse FED do ndihmojë biznesin global gjatë një krize, pse jo?
Kjo është në përputhje me parullën e tij elektorale ?Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe?, pasi udhëheqja globale nuk ka të bëjë me bamirësinë.
Luftërat tregtare të iniciuara nga administrata Trump, ishin reale dhe shumë joefektive. Rivaliteti i madh strategjik me Kinën, i nxitur nga ?skifterët? në Uashington është edhe më shqetësues për kapitalin global. Dhe jo më pak të vërteta janë konferencat për shtyp plot gafa të Trumpit.
Dhe reagimi ndaj koronavirusit nga ana e presidentit Trump, është konfuz dhe jo bindës. Për pasojë do të vdesin shumë njerëz. Por kjo nuk e bën këtë një botë post-amerikane. Kjo është pikërisht ashtu siç duket një botë në kaos, dhe kur SHBA-ja nuk ndërhyn.
Shënim: Adam Tooze, është profesor i historisë dhe drejtor i Institutit Evropian në Universitetin e Kolumbias, SHBA. Libri i tij i fundit është ?Rrënimi: Si e ndryshoi botën një dekadë krizash financiare?.”-Pershtatur nga CNA.al
Nga Mattia Ferraresi “Foreign Policy”* Italia është një terr...
1 Prilli njihet në Shqipëri si Dita e Gënjeshtrave, ndërsa n...
Nga Alisa Muzergues “Emerging Europe”Në kushte normale, lajm...
Nëse e imagjinoni për një moment gjithë historinë njerëzore ...
Një pjesë e vendeve po grumbullojnë artikuj ushqimesh për të...
Koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen e Covid-19, është n...
Një grua 53-vjeçare, e cila ka qenë gjithmonë në gjendje të ...
Nga David Brooks “The New York Times”* Gjithçka mund të duke...
Kriza Corona ka ngjashmëri me ekonomitë e luftës, thotë hist...
Vdekja e Adolf Hitlerit përmes vetëvrasjes më 30 prill 1945,...
Europianët po e paguajnë reagimin e vonuar të qeverive europ...
Nga Jeffrey Kluger “Time”Ndërsa pandemia e koronavirusit, va...
Gjatë Mesjetës së vonë, jeniçerët ishin forca më e fuqishme ...
Egoistë. Budallenj. Të rrezikshëm. Të ligj. Këto janë fjalët...
Ministrat e jashtëm të Bashkimi Evropian, çelën të martën dr...
Nga James Jay Carafano “National Interest”Herët a vonë, bota...
Bashkë me fatkeqësitë natyrore, sëmundjet infektive janë ndë...
Nga Ross Clark “The Spectator”* A ka diçka të veçantë në të ...
Nga Stephen E.Nash “Sapiens”* Bota gjendet sot nën kthetrat ...
Nga Ferdinando Giugliano “Bloomberg View”* Italia po e përsh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...