“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Përcaktimi më i shkurtër për fenë është të ndalësh një çast. Një fjalë e madhe. Teologu katolik, Johann Baptist Metz (1928-2019) e mori këtë nga filozofi Sören Kierkegaard (1813-1855). Metz, themeluesi i njohur i teologjisë së re politike lidhi me këtë si shërimin për ata që vuajnë dhimbjen e botës ashtu edhe paralajmërimin për besimin fetar të familjarizuar shumë me mosndryshimin. Mos u rehatoni shumë me zotin Tuaj. Ndërprerje. Domethënë të ndalësh një çast.
E tani bota ka ndalur. Përtej kufijve dhe në të gjitha shoqëritë. Sepse virusi Corona nuk njeh kufi, ai është një pandemi, një kërcënim global. Bota ka heshtur, bota është e frikësuar. Kjo është e pazakontë. Se nëse në Afrikë vuajnë qindra mijëra nga uria apo nëse në Islandë një vullkan nxjerr llavën apo Azi një cunami sjell vdekjen ? atëherë pjesa më e madhe e botës mund ta ndiqte këtë nga distanca. Tani kjo nuk është më. Corona i prek të gjithë.
Corona kthehet edhe në një çështje shpirtërore. Dhimbje, zi, dyshim, zemërim. Si njeri besimtar duhet fillimisht të durosh, që në krijesën e zotit është e mundur edhe diçka e tillë. Ka nga ata që shohin tek Corona edhe një dënim të zotit. Por prej kësaj del vetëm një besim i çoroditur.
Ndalin të krishterët, hebrenjtë, myslimanët
Corona është kthyer në një moment të ndaljes. Të krishterët në të gjithë botën festojnë pashkët, vdekjen e ringjalljen e Jezu Krishtit. Për hebrenjtë ka filluar të mërkurën java e Pesah, kujtimi për largimin nga Egjipti, çlirimin nga skllavëria. Dhe për dy javë myslimanët fillojnë muajin e Ramazanit. Tek të gjitha këto festa fetare -sa të ndryshme janë ato ? në qendër qëndron festimi në komunitet, në darka të përbashkëta.
E tani kjo ndërpritet. Kufizime. Në Izrael hebrenjtë ultraortodoksë kundështojnë rregullat shtetërore, në Arabinë Saudite këtë vit bëhet fjalë për refuzimin e pelegrinazhit në Mekë, që ndodhet në verë. Kaq e vështirë sa është: Në mënyrën si veprohet me fenë në masat për Coronën tregohet edhe pozicionimi i tyre për domosdoshmëritë në kohën e Coronës. Tek judaizmi në një hap të pashembullt, kryerabinjtë në të gjithë botën kanë bërë thirrje për respektimin e masave kombëtare në luftë kundër Coronës.
Sheshi bosh i Pjetrit ? simbol i pandemisë
Për të krishterët ceremonia e bekimit që kreu Papa Françesku para një sheshi bosh u kthye në simbol të pandemisë. Një burrë i moshuar falet, i lutet zotit. Para tij një shesh pa njerëz i Romës së boshatisur, një shesh i braktisur edhe në kujtim të viktimave dhe atyre që luftojnë ende për jetën. Bekimi i njohur “Urbi et orbi? ?”për botën e qytetërimin? -nganjëherë edhe ironizohet, sepse zyrtarisht ai është i lidhur me çlirimin nga dënimi për mëkatet. Por askush nuk e kujtoi më këtë tani që situata është serioze e kur bëhet fjalë për ekzistencën.
Serioze është gjendja edhe për besimtarët. Për çdo besimtar për shkak të Coronës. Pashkët në Gjermani e Europën Qendrore ? nënkuptonin vitet e kaluara disa ditë pushimi. E Premtja e Zezë e lidhur me pasionin, vdekjen mizore në kryq. E shtuna e pashkëve një ditë e pangushëllueshme me mungesën e zotit, drejt së dielës, së Pabesueshmes, fitores së jetës, ringjalljen e Krishtit të dielën e Pashkëve.
Bota tani ndodhet në të shtunën e Pashkëve -mes së Premtes së Madhe dhe së dielës ? po ringjallja?
Kaq rituale të njohura. Këmbanat heshtin, zjarret e pashkëve, kënga elegjiake dhe tekstet liturgjike me “urbi et orbi?. Në kohët e Coronës shumë gjëra janë ndryshe. Klerikët kryejnë ceremonitë liturgjike para kameras, transmentimi bëhet në rrugë të ndryshme. Kush beson apo dyshon do t’i bashkohet kësaj apo do të kërkojë rrugë të tjera. Do të reflektojë për tekstet fetare. Do të bisedojë për besimin apo mungesën e besimit.
Bota hesht. Jeta ndërpritet. Hesht, si në një të shtunë pashkësh, në këtë ditë pa ngushëllim përtej të gjitha perspektivave. Viktima nga Italia, Spanja, SHBA, gjithnjë e më shumë edhe në Gjermani. Jetë të ndërprera, dëshpërim, dhimbje e madhe. Fjalimet ngushëlluese të viteve të kaluara, me të cilat ishim mësuar gjatë ditëve të pashkëve nuk mjaftojnë. Kisha sot ka më shumë në dorë simbolet se fjalët.
Por megjithatë mbetet fjala e madhe e ringjalljes. Kjo fjalë skandaloze provokuese. Këto ditë ringjallja merr më shumë kuptim./ DW
Nga fjalimi i presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier, m...
Historia e rrethimit dhjetëvjeçar të Trojës, e bukurisë së H...
Gjatë muajit prill Këshilli i Sigurimit të OKB zhvillon taki...
Kriza e Coronës do të çojë në një ndryshim epokal dhe nisur ...
Komisioni i BE-se e ka hedhur në letër strategjinë daljes ng...
Ndërsa virusi i koronës përhapet në të gjithë botën, Koreja ...
* Dr.Pol Ofit, Drejtor i Qendrës së Edukimit mbi Vaksinat në...
Qyteti i Konstandinopojës, Stambolli i sotëm, u themelua nga...
Në Rusinë sovjetike, duhet të ishte një i çmendur nëse doje ...
Presidenti amerikan, Herri Truman, nënshkroi Planin Marshall...
Nga Adam Tooze “Foreign Policy”* “Kjo është kriza e parë e m...
Nga Mattia Ferraresi “Foreign Policy”* Italia është një terr...
1 Prilli njihet në Shqipëri si Dita e Gënjeshtrave, ndërsa n...
Nga Alisa Muzergues “Emerging Europe”Në kushte normale, lajm...
Nëse e imagjinoni për një moment gjithë historinë njerëzore ...
Një pjesë e vendeve po grumbullojnë artikuj ushqimesh për të...
Koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen e Covid-19, është n...
Një grua 53-vjeçare, e cila ka qenë gjithmonë në gjendje të ...
Nga David Brooks “The New York Times”* Gjithçka mund të duke...
Kriza Corona ka ngjashmëri me ekonomitë e luftës, thotë hist...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...