Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Për shkak të pandemisë pasojat e ndryshimit të klimës sikur kanë rënë në harresë. Por Evropa pret përsëri temperatura rekord këtë vit? Ekspertët shpjegojnë se çfarë rreziqesh shohin.
Ngrohtësi, qiell pa re dhe kopshte që lulëzojnë – në shumë vende të Evropës pranvera po shfaqet me një pamje jashtëzakonisht fantastike. Por bujqit dhe fermerët nuk i gëzojnë këto pamje. Ata shpresojnë të bjerë më në fund shi, sepse nëse thatësira është shumë e madhe ekziston rreziku i dëmtimit të bimëve dhe humbjeve gjatë të korrave. Një problem ky me të cilin Evropa mund të përballet – paralelisht me pandeminë – gjatë verës. Deri tani nuk po flitet shumë për këtë problem. Fermerët gjermanë ende duket se janë më të shqetësuar për mungesën e punëtorëve sezonalë, të cilët nuk mund të vijnë në Gjermani për shkak se kufijtë janë të mbyllur për të luftuar virusin e Coronës.
Për shkak të pandemisë dhe masave të karantinës aktualisht të gjitha çështjet e tjera, përfshirë edhe pasojat e ndryshimit të klimës, sikur kanë rënë në harresë.
Ngrohja globale nuk është zhdukur
Andreas Becker, meteorolog pranë Shërbimit Metereologjik Gjerman (DWD) thotë se nuk ka asnjë tregues se ngrohja globale është ngadalësuar apo pakësuar. Sipas tij prej mungesës së reshjeve niveli i lumit Rin prej mesatarisht 3,5 metrash është në rënie. Gjatë muajit mars reshjet në Gjermani kanë qenë vetëm në masën 50-75 përqind të mesatares.
Thatësira sidomos në Evropën Lindore
Andreas Marx, specialist pranë zyrës për klimën në Qendrën Helmholtz për Kërkime Mjedisore në Leipzig (EZMW) thotë se në tre vitet e fundit ka pasur një deficit jashtëzakonisht të lartë reshjesh në mjaft vende.
Në Gjermaninë veriore, në pjesë të mëdha të Polonisë, të Ukrainës, të Bjellorusisë, të Rusisë dhe të Rumanisë mungesës së rreshjeve i shtohet nga ana tjetër fakti që edhe temperaturat e larta kanë arritur nivele të pazakonta, periudhat me ditë të nxehta mbi 30 gradë janë më të gjata dhe në dimër nuk ka pasur shumë rreshje dëbore.
Sa e thatë do të jetë vera e vitit 2020?
Meteorologët nuk kanë dëshirë t’i përgjigjen pyetjes sesi do të jetë vera, sepse dhe parashikimet për një ose dy javë tashmë konsiderohen si të pasigurta. Becker dhe Marx thonë se moti në Evropë është më pak i parashikueshëm për shkak të maleve, deteve dhe Atlantikut, ndryshe për shembull, nga Australia, e cili është e rrethuar nga ujëra nga të gjitha anët. Por të dy ekspertët mendojnë se edhe kjo verë do të jetë më e ngrohtë se zakonisht. Sipas parashikimeve të DWD temperatura në Gjermani mund të rritet mesatarisht me 0.5 deri në 1 gradë.
Marx shton se kohëzgjatja e periudhave me ditë të nxehta mbi 30 gradë pritet të ketë pasoja shumë të gjera si për shëndetësinë edhe për bujqësinë.
Probleme në rritje
Nëse parashikimet e ekspertëve do të bëhen realitet, evropianët do të vuajnë këtë verë nga temperatura të nxehta të vazhdueshme. Kufizimet për të dalë nga shtëpia do të jenë të rënda sidomos për të moshuarit – grupi kryesor i rrezikuar nga COVID 19 – të cilët vuajnë nga nxehtësia edhe në kushte normale moti. Temperaturat e larta vështirësojnë po ashtu edhe mbajtjen e maskave.
Dhe mbi të gjitha zjarret e pyjeve që mund të shkaktohen nga thatësira mund të çojnë në emetime të forta tymi. Kjo do të ishte një ngarkesë tjetër për mushkëritë e njerëzve të infektuar me Coronë. Gjithësesi për shkak të klimës dhe afërsisë me Oqeanin Atlantik Andreas Becker i përjashton për Evropën zjarret apokaliptike si ato në Australi./ DW
Përcaktimi më i shkurtër për fenë është të ndalësh një çast....
Nga fjalimi i presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier, m...
Historia e rrethimit dhjetëvjeçar të Trojës, e bukurisë së H...
Gjatë muajit prill Këshilli i Sigurimit të OKB zhvillon taki...
Kriza e Coronës do të çojë në një ndryshim epokal dhe nisur ...
Komisioni i BE-se e ka hedhur në letër strategjinë daljes ng...
Ndërsa virusi i koronës përhapet në të gjithë botën, Koreja ...
* Dr.Pol Ofit, Drejtor i Qendrës së Edukimit mbi Vaksinat në...
Qyteti i Konstandinopojës, Stambolli i sotëm, u themelua nga...
Në Rusinë sovjetike, duhet të ishte një i çmendur nëse doje ...
Presidenti amerikan, Herri Truman, nënshkroi Planin Marshall...
Nga Adam Tooze “Foreign Policy”* “Kjo është kriza e parë e m...
Nga Mattia Ferraresi “Foreign Policy”* Italia është një terr...
1 Prilli njihet në Shqipëri si Dita e Gënjeshtrave, ndërsa n...
Nga Alisa Muzergues “Emerging Europe”Në kushte normale, lajm...
Nëse e imagjinoni për një moment gjithë historinë njerëzore ...
Një pjesë e vendeve po grumbullojnë artikuj ushqimesh për të...
Koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen e Covid-19, është n...
Një grua 53-vjeçare, e cila ka qenë gjithmonë në gjendje të ...
Nga David Brooks “The New York Times”* Gjithçka mund të duke...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...