LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Malltezi ia “qendis” një për një Bolinos/ Rama e bëri pronarin më të madh të ndërtesave publike në këmbim të lëpirjes

5 Prill 2020, 10:49, Politikë CNA
Malltezi ia “qendis” një për një Bolinos/ Rama e

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka një përgjigje ndaj Carlo Bolinos lidhur me artikullin e publikuar në median e tij.

Sipas Melltezit, Bolino erdhi nga Italia me duar në xhepa e po bëhet pronari më i madh i objekteve dhe trojeve në Tiranë.

Malltezi ngre akuza se Carlo, pa i takuar asnjë m2 tokë në Tiranë po bëhet pronari më i madh i tokave në Tiranë duke ia përlarë ish-pronarëve legjitimë, ndërsa shprehet krenar për përkatësinë në familjen Malltezi pasi, sipas tij, kjo familje nuk ka ngacmuar kurrë asnjë pronë publike.

Mes të tjerash, Malltezi thotë se ndryshe nga Carlo, nuk i ka kërkar kryeministrit të kohës t?i falte objektet pa para (apo me qira për 1 euro si Carlo).

Në përgjigjen ndaj Bolinos, Malltezi thotë se tani po shohim se Edi Rama ka bërë Carlon pronarin më të madh të ndërtesave publike dhe trojeve në Tiranë, e të gjitha këto në këmbim të lëpirjes dhe shpifjeve të këtij të fundit.

?Përgjigje Carlos që erdhi nga Italia me duar në xhepa e po bëhet pronari më i madh i objekteve dhe trojeve në Tiranë.
I dashur Carlo,

Të falenderoj që më kushton vëmendje mediatike (edhe kur nuk ta var njeri), Në fakt unë vëmendjen tënde mediatike e kam qysh prej 20 vitesh, e sidomos pastaj para 15 vitesh kur ? ndonëse nuk ishim të detyruar nga ligji ? kishim deklaruar pronat, 6 apartamente në Tiranë dhe një gjysmë vile në Lalëz të blera në vitet 1999-2005 me te adhurat te vertetuara ne çdo qindark nga puna si staf ndërkombëtar për OKB. (Ti së bashku me Bracen e Kocon më kushtuat goxha vëmendje me shpifjet dhe insinuatat asokohe dhe më pas ke vazhduar gjithashtu me sajesa ndaj as më habit e as nuk më impresionon).
Së pari më vjen shumë mirë që ke kuptuar se asnjë Malltez nuk ka vënë kurrë dorë në prona publike, por do ti seç na ka ardhur njëfarë Carlo që ka vënë dorë në shumë prona publikë pa paguar asnjë lek as për tokën e as për objektet (dhe nuk po hyj tek tenderat dhe lidhjet me to).

Ky Carlo ? që sipas medias para disa vitesh kish lidhje me disa të dyshuar mafiozë në Itali ? na u bë pronar i madh mes Tiranës pa pasur hic asnjë metër tokë babe! Përlau tokën dhe objektet e ndërtuara me djersën dhe taksat e Shqiptarëve si Bunkart1, u financua me para publike bunkeri POR paratë po i vjel Carlo me Bunkart2, dhe Shtëpia me Gjethe nuk iu kthye pronarit legjitim, por nga Sigurimi i Shtetit shkoi tek Sigurimi i Carlos dhe bën para për këtë të fundit. Tani po don të përlajë edhe mbi 4000 m2 tokë si dhe objektin e caktuar për gjimnaz nga ish-Kryetari i Bashkisë Basha. Për këtë do flasim ca fjalë më poshtë.
Që t?a marri vesh ai Carlo që pa i takuar asnjë m2 tokë në Tiranë po bëhet pronari më i madh i tokave në Tiranë duke ia përlarë ish-pronarëve legjitimë, unë jam krenar për përkatësinë time në familjen Malltezi pasi sic e ka kuptuar edhe ai kjo familje nuk ka ngacmuar kurrë asnjë pronë publike. Njëherësh jam krenar edhe për përkatësinë time si pinjoll i familjeve Bekteshi (pronare tokash në Shkodër) dhe Begeja ? një ndër 7 familjet themeluese të Tiranës (sipas Prof. Karapicit) dhe një ndër familjët më të pasura të Tiranës (e treta ose e katërta sipas Prof. Petrelës) dhe që del e katërta më e goditura edhe me sekuestrim floriri në dokumentin zyrtar të tatimit të jashtëzakonshëm ndaj tregtarëve të 21 Marsit 1945.

E megjithatë nuk na janë kthyer as 2% të pronave në Shkodër dhe diku tek 8% të pronave në Tiranë.
Se si i kam zhvilluar dhe përse, besoj se këtë Carlos mund t?ia sqarojë më mirë shefi të cilit i lëpihet pasi ai u bë shkak për lidhjen me një ndër arkitektët më të mirë në botë. Nuk mjaftoi që shteti e kish vjedhur për mbi 60 vjet tokën e prindërve tanë, por më pas shteti na kërkoi të blinim edhe objektet e vjetra, të rrënuara dhe të uzurpuara me cmim goxha të kripur, mbi 800,000 USD. Ndryshe nga Carlo, unë nuk i kërkova kryeministrit të kohës të na falte objektet pa para (apo me qira për 1 euro si Carlo), por pronarët blenë edhe objektet e vjetra me detyrim. Ne, pronarët denbabaden të Tiranës ndonëse kishim edhe tokën edhe objektet e blera, prapë nuk nxorrëm asnjë banor informal në rrugë, por i respektuam dhe i kompensuam plotësisht 42 banorë informalë. Kjo është një kapitull krenarie pasi zhvilluam pronën e të parëve me arkitekt të shkëlqyer, zgjidhëm hallet e strehimit dhe jetesës së te trashigimtarve te tyre dhe duke mos nxjerrë asnjë hallexhi në rrugë, ngritëm një zonë goxha mbi mesataren e me cilësinë e ajrit më të mirë në gjithë Tiranën pasi mbollem mbi 1500 peme.
Ndaj Carlo nësë kujton së po më impresionon, po të them ?pick a number and stay in line? pasi je me vonesë, je të paktën pas Braces, Mimit, Ahmetajt, tualetit dhe një dyzine të tjerë me të gjithë të cilët do vijoj të ?stay tall and face you all?!

Ndërsa pronarëve të tokës ju kërkohet të blejnë sa qimet e kokës objektet e vjetra në tokë të tyre pasi që shteti ua grabiti për 60 vjet, po ky shtet (ligji në dorën e maliqit Edvin) don t?ia FAL Carlos edhe tokën që është e pronarëve denbabaden të Tiranës, edhe objektin që po ky shtet e kish caktuar për gjimnaz.
Mu tek toka që Rama po ia fal Carlos për shërbimet e tij lëpirëse, rastësia e solli që familja Begeja të ketë 330 m2. Sic është në dijeni edhe Carlo, kam qenë në ekipin teknik dhe strategjik (për cështjet mjedisore) që ngriti Bashkia e Tiranës në 2012 kur po hartohej Plani Urbanistik i Tiranës dhe e dija që ish ndërmarrja e orave në Rr. Ndre Mjeda po caktohej për gjimnaz për 50,000 banorë të njësisë Bashkiake nr. 7, zone që nis nga Sheshi Ataturk, tek Pallati me Shigjeta, gjithë Unazën e Madhe, Fushën e Aviacionit, Sheshin Shqiponja, Sheshin Rilindja (Zogu i Zi) e kthehet tek Sheshi Ataturk. As unë dhe asnjë trashëgimtar i familjes Begeja nuk pati asnjë pretendim, as për kompensim me para e për asgjë. Ia lamë 330 m2 tokë Bashkisë për Gjimnazin. Pikë. Ngjashëm edhe pronarët e tjerë të tokës aty nuk e kërkuan kur morën vesh se do ngrihej gjimnazi.

Tani, po shohim sesi Edi Rama po vjedh tokën e pronarëve dhe po ia fal Carlos, po i fal edhe objektet e ngritura me para taksapaguesish si t?i kishte të Kristaqit, dhe sesi po lihen 50,000 banorë pa gjimnaz. Pra Edi Rama ka bërë Carlon pronarin më të madh të ndërtesave publike dhe trojeve në Tiranë, e të gjitha këto në këmbim të lëpirjes dhe shpifjeve të këtij të fundit.
Për Ramën dhe Carlon ?Fajin e Saliu?, por a ka ndonjë socialist në Njësinë Bashkiake nr.7 që pranon të mos ketë gjimnaz për fëmijët e tyre dhe të 50,000 banorëve të tjerë vetëm që ato mbi 4000 m2 tokë dhe objektin t?a përlajë Carlo??/CNA.al

Lajmet e fundit nga