Vijojnë tensionet në aeroportin e Vlorës/ Vendosen kamionë në hyrje të kantierit
Në kantierin e aeroportit të Vlorës vijojnë tensionet mes ...
Në kantierin e aeroportit të Vlorës vijojnë tensionet mes ...
Gjithçka fillon në vitin 2010. Në atë kohë pati një betejë të fortë politike në Korçë, PD në opozitë në bashki dhe socialistët në pushtet. Një betejë lokale që shkoi deri në qendër. Një përplasje për një investim që do të bëhej në qendër të qytetit. Është një objekt në në Bulevardin ?Republika?, përballë lulishtes së Themistokli Germenit. Ata që shkojnë fundjavave në Korçë ndoshta e njohin nga ?Republika Pub? që ndodhet në atë godinë.
Dikur shtëpia e piktorit Guri Madhi, më pas ky objekt historik u shemb, për t?u ndërtuar një pallat gjigant nga një investitor, me mbështetjen e deputetit socialist të Qarkut Ben Blushi, në atë kohë kreu i listës.
Përplasja politike filloi për shkak se LSI-ja kishte kaluar në krah të PD-së dhe socialistët kishim humbur shumicën e Këshillit Bashkiak dhe nuk miratohej leja për këtë objekt as në KRRT, kjo pasi opozita ishte hapur kundër.
Më pas, me një manipulim në KRRT-në e qytetit, më lojën e fortë të Ben Blushit dhe cirkun e Niko Peleshit, leja u dha. Një leje skandaloze e cila erdhi pas dy shkresave, nga më të turpshmet në historinë e shtetit shqiptar. Të dyja nga ministria e Kulturës dhe nga Instituti i Monumenteve. Në të parën, Ferdinand Xhaferri, ministër Kulture, shkruante se vendi ku do ndërtohej ishte zonë muzeale dhe nuk duhej ndërtuar pallate.
Por, pas një jave erdhi një shkresë tjetër, e cila tha se e gjithë zona mund të ishte muzeale, por një pikë brenda saj nuk ishte e tillë dhe mund të ndërtohej një pallat në lartësinë e ish-shtëpisë të oficerave. Ky është objekti që shihni në fotot e mëposhtme, ku një pronësi të mirë e ka edhe Ben Blushi, i cili për influencën e tij politike morri dhe ?shpërblimin?.
Politikani Blushi në atë kohë ishte përfaqësues i socialistëve në Korçë. Ishte njeriu më influent në Bashkinë e këtij qyteti dhe së bashku me ndërtuesin u bë palë, për ta ndihmuar që të merrte këtë leje. Më pas Blushi bëhet pronar në këtë objekt të shumë debatuar.
Gjithësesi objekti u ndërtua. Mori të gjitha lejet e rregullta dhe zbatoi ligjin në çdo aspekt dhe lojërat politike u harruan.
Vetëm më pas u zbulua, se Ben Blushi kishte siguruar një pronë të konsiderueshme në këtë objekt. Ai kishte marrë 140 metër katëror në katin e parë të kësaj godine. Në një nga ajkat e qytetit të Korçës, në një nga zonat më të preferuara për biznes 140 metër katëror, me një çmim mesatar në atë zonë që nuk shkon kurrësesi më pak se dy deri në tre mijë euro. Por, kjo pronë është blerë me një vlerë qesharake.
Gjithashtu ka marrë edhe një garazhd 60 metër katëror, i cili shërben ambientit prej 140 metër katëror. Të cilat janë të lidhura së bashku dhe më pas atje është ndërtuar Pub Republika, një nga më të famshmit e Korçës, që administrohet nga njerëz të afërt të Blushit, por gjithësesi lokali është një biznes me qera që vazhdon aktivitetin e tij.
Ndërsa e gjithë pikëpyetja dhe të gjitha faktet na tregojnë pronësinë e këtij objekti, në emër të vajzës së mitur të Ben Blushit, N. Blushi.
Në atë kohë kur u ndërtua ky objekt dhe më pas kur Ben Blushi e vendosi në emër të saj, ajo ishte e mitur. Një objekt i cili ndoshta me vlerën e sotme shkon mbi gjysëm milioni euro.
Blushi në atë kohë, pas përfundimit të ndërtimit, pra rreth pesë apo gjashtë vite më parë, e ka regjistruar në zyrën e regjistrimit të pasurive në emër të vajzës së tij dhe me një kontratë shit-blerje, me një vlerë qesharake.
Kjo nuk ka të bëjë vetëm evazioni fiskal. Por, fakti që duhet hetuar nga SPAK është si ka përfituar Blushi me influencën e tij si politikan, me influencën e tij si deputet i Korçës, për të bërë të mundur nxjerrjen e lejes së ndërtimit të objektit apo për të shantazhuar dhe bërë presion mbi ndërtuesin, që gjithçka do blinte më pas nëë emër të vajzës ta përfitonte me çmim të ulët.
CNA.al sot po publikon fotot e mëposhtme për të kuptuar çfarë është ky objekt, sa është vlera e tij dhe ku ndodhet.
Kontratën do ta publikojmë më vonë, së bashku me vlerën reale, të cilën Blushi do të duhet ta tregojë përpara SPAK-ut. Aty ku duhet të shkojë dhe të hetohet, jo vetëm për këtë pronë që vlen qindra-mijëra euro në qendër të qytetit të Korçës, por edhe për pasuri të tjera, aksione në kompani private, apo pallate të ndërtuara në emër të të afërmve të tij.
Këto duhet të jenë pjesë e një hetimi të SPAK, prokurorët e të cilit për herë të parë duhet të na tregojnë se një ish-ministër, ish-politikan, ish-kryetar partie, sot drejtor i një televizioni kombëtar privat. do të hetohet ndershmërisht dhe asnjë nuk do të ketë frikë nga shantazhi dhe presioni i tij, i cili është kthyer në një armë të fuqishme për të luftuar këdo që i del përballë.
SPAK duhet ta hetojë pasurinë e Ben Blushit.
Nga nesër do të publikojmë të plota deklaratat e tij të pasurisë. Do të japim detaje për të gjitha pronat, për çdo qindarkë që ai ka siguruar për shkak të pushtetit të tij. Dhe këtu duhet të fillojë hetimi i SPAK, i cili duhet të shohë jo vetëm ish-politikanin Blushi, por edhe rrethin e tij.
Prona në emër të fëmijëve të tij, të familjarëve dhe të rrethit të tij. Të shikojë brezin e parë dhe të dytë, ku pasuri që sot kapin vlera marramendëse janë në emër të të afërmve të Ben Blushit. Të fëmijëve të Blushit, që nga vilat në Dardhë, duke zbritur në ambientet luksoze në qendër të Korçës, duke shkuar në pallate në Tiranë, e kështu me radhë.
Gjithçka duhet të hetohet nga SPAK, dhe ne do t?ia tregojmë opinionit publik ditë pas dite, deri ditën kur në Shqipëri do të ketë një prokuror kuraioz dhe institucione të vërteta drejtësie, që do të hetojnë dhe do të zbardhin dosjen korruptive ?Ben Blushi?./ CNA.al
Publikohet për herë të parë historia e panjohur e Sulejman V...
Moderatorja Ilda Bejleri ka reaguar në rrjetet sociale pas ...
Në dy ditë rradhazi, CNA.al ka sjellë një investigim të plot...
Publikohet historia e panjohur të njësisë ushtarake naziste ...
Presidenti Ilir Meta ka përshendetur vlerësimin për Kryepesh...
Publikohet historia e panjohur të Rexhep Jellës, pinjoll i n...
Kryepeshkopit Anastas i jepet çmimi ndërkombëtarë “Klaus He...
Dita e të dashuruarve e ka larguar nga politika deputeten Ru...
Vijon gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.Komisioni...
Organizatat për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve ka prote...
Këshilltari i emigracionit nga organizata “Plan B” në Esen, ...
NATO pranon ftesën për të mbajtur në Shqipëri Ministerialin ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një tjetër problemat...
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka zhvilluar n...
Rritja e popullsisë së Shqipërisë po vjen drejt shuarjes, te...
Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjitha gjeneratat e drejtue...
Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së k...
Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në ...
Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar mbledhjen në pra...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një konflikt ka ndodhur në bulevardin “Ismai...
Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejsh...
Një aksident është shënuar këtë të hënë në fshatin Çërravë...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar sot në mesdi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Disa nga agjencitë meteorologjike të Evropës parashikojnë ...
Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit në Zvicë...
Gazetari rus Grigori Nekhoroshev u gjet i vdekur në moshën...
Aleksandr Lukashenko ndodhet në një situatë të vështirë se...
Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Evropën po ushtroj...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Një individ shqiptar, që jeton në kryeqytet dhe merr një p...
Çmimi i karburanteve për transportin e mjeteve personale n...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur në rënie e...