Cilat vende të BE-së luftojnë hendekun e pagave?/ Rregullat e reja të transparencës e ndajnë bllokun
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Pas vdekjes së mjekut kinez, i cili ishte i pari që tërhoqi vëmendjen për rrezikun e virusit të ri, partia tani lëvdon “profesionalitetin” e tij. Ndërsa fillimisht e pati damkosur atë si gënjeshtar.
“Po, e kuptova.” Ky ka qenë me sa duket deklarimi i fundit me shkrim i Li Wenliang. Nën numrin e dosjes WuGong 2020103 Li më 3 janar 2020 u thirr në rajonin e policisë Zhongnanlu në Wuhan. Akuza kundër mjekut: Përhapje e të pavërtetave në rrjetet sociale. “Ju më 30 dhjetor 2019 në grupin WeChat të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Wuhan-it në vitin 2004 përkundër së vërtetës keni përhapur lajmin për gjoja shtatë raste SARS”, është shënuar në protokollin e marrjes në pyetje.
Li Wenliang lindi më 1986 në provincën veri-lindore Liaoning. Pas studimeve shtatë vjet në mjekësi në Wuhan dhe kualifikimit si mjek okulist në Xiamen, më 2014 ai nisi punën në spitalin qendror të Wuhan-it. Një stemë e kuqe në përparësen e tij të mjekut dëshmon për antarësinë e tij në Partinë Komuniste.
“Shtatë raste me SARS” në Wuhan
Më 30 dhjetor 2019 Li postoi mesazhin në grupin WeChat të studentëve të mjekësisë, ku janë 150 anëtarë: “Shtatë raste ne SARS në tregun Huanan për prodhimet e detit dhe frutat. Të gjithë pacientët janë izoluar në reanimacion.”
Dikush nga grupi e përhapi mesazhin si një screenshot në internetin kinez bashkë me emrin dhe funksionin e Li. Me këtë sipas fletëthirrjes për në polici ai kishte përmbushur veprën penale “trazim i paqes sociale”. Atë e pyetën, nëse do të heqë dorë në të ardhmen prej këtyre veprimeve dhe e kërcënuan me përndjekje penale.
I damkosur si gënjeshtar
Ai dhe shtatë mjekë të tjerë në fillim të janarit u paraqitën nga shtypi i drejtuar prej shtetit si “gënjeshtarë”. Të gjithë ata kishin përhapur njoftime të pasakta për rastet e sëmundjeve në mushkëri, me qëllim, të krijojnë trazira dhe panik në popull. Ky njoftim u dha edhe në lajmet kryesore të televizionit shtetëror CCTV.
Një javë më vonë Li u shtrua në spital për shkak të sëmundjes deri atëherë misterioze të mushkërive. Virusi u konstatua edhe tek disa kolegë si dhe tek prindërit e tij.
Në një intervistë të fundit me revistën kineze të financave ?Caixin” më 30 janar, kur ai ishte i sëmurë, Li e ritheksoi pohimin e tij. “Unë nuk përhapa të pavërteta”, thotë ai, “vetëm desh t’u tërheq vëmendjen kolegëve të mi, por nuk desha të krijoj panik.” Në postimin e tij ai kishte bashkangjitur edhe një protokoll laboratorik, sipas të cilit në rastet e konstatuara nga tregu Huanan bëhej fjalë për një virus të ngjashëm me SARS. “Në një shoqëri të shëndetshme nuk duhet të ketë vetëm një zë të vetëm”, tha Li për revistën ?Caixin.”
Lëvdatë postum e partisë për “vëmendjen” e Li
Në të gdhirë të së premtes (07.02) Li ndërroi jetë. Ai ishte vetëm 34 vjeç. Organizata Botërore e Shëndetësisë shkruan në twitter: “Ne jemi jashtëzakonisht të trishtuar për vdekjen e Dr. Li Wenliang. Kontributi i tij në luftën kundër virusit duhet të vlerësohet.”
Pasi Li fillimisht u paraqit si përhapës të pavërtetash, tani pas vdekjes kthesa ishte 180 gradë: Gazeta nacionaliste “Global Times”vlerëson”profesionalitetin e Li dhe vëmendjen e tij në sfondin e një epidemie kërcënuese”. Komisioni kombëtar i vrojtimit (një autoritet ri ri për luftën kundër korrupsionit i themeluar nën presidentin Xi Jinping) ka ?ndërmarrë një hetim të pavarur lidhur me të gjitha pyetjet që vijnë nga popullsia në kontekstin e doktor Li”.
Qytetarët në internet e konsdierojnë atë si një hero të guximshëm kombëtar, i cili nuk iu tremb udhëheqjes dhe tha të vërtetën. Disa në Weibo nën titullin #hashtag shkruajnë “ne duam lirinë e mendimit”. Por forume të tilla sërish janë mbyllur shpejt./ DW
Nga William F.Buckley Jr. “National Riview”* Gjatë muajve të...
Nga Martha Spurrier “The Guardian”* Java që shkoi, na dha të...
Nga Marc A.Thiessen “The Washington Post”* Nisma e demokratë...
Është një emër mjaft i shpeshtë tashmë në ekrane, por edhe n...
Çështja është kur, dhe jo nëse do të shohim një shpërthim tj...
Nga Haldun Gülalp “Open Democracy”* Në mesin e shekullit XX,...
Nga Donald Trump* Që nga zgjedhja ime si president, ne kemi ...
* Gati 10 milionë njerëz vdesin nga kanceri çdo vit. Ai ësht...
Historikisht, të gjitha perandoritë bien ose shndërrohen në ...
Nga Craig Turp “Emerging Europe”* Dy partitë më të mëdha në ...
Nga Alessio Marchionna “Internazionale”* Data 2 shkurti e çd...
Vetëm disa ditë pas Brexitit dhe daljes së një shteti nga BE...
Nga Douglas Webber “The Conversation”* Brexit mund të ndrysh...
Të thuash se një vit, ishte më domethënës me kontributet e t...
Nga Jason Kindrachuk & Alyson Kelvin “National Interest”* Gj...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”* Romë – Në vitin 2012, Inja...
Nga Romain Leick “Der Spiegel”* Pak më shumë se 47 vjet më p...
* Raporte mbi sjelljet anormale të kafshëve para tërmeteve, ...
Bota pati shumë pak keqardhje për 10 kriminelët nazistë, që ...
Nga Daveed Gartenstein-Ross & Colin P. Clarke “National Inte...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...