web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga masakrimi me thikë i dy motrave deri tek ekzekutimi i dy të rinjve në Patos/ Vrasjet që tronditën 2019-ën

31 Dhjetor 2019, 19:00, Kronika CNA

Që ditën e parë të viti të 2019 vendi ynë u trondit nga një vrasje e dyfishte në Mallakastër. Një numër i madh vrasjes ekzekutimesh e kanë shoqëruar vitin 2019 në vendin tone.

Disa herë gjatë këtij viti shqiparët u tronditën nga vrasjet që ndodhën në vend.

Viti 2019 nisi me lajmin tragjik në Mallakastër ku një 34 vjeçar masakroi me thike bashkëshorten e tij dhe kunatën. Gazmend Musta masakroi me thikë bashkëshorten e tij dhe motrën e saj pas një debatin me gruan e cila i kishte kërkuar leje për të shkuar tek prindërit e saj.
Në një moment debati është përshkallëzuar, dhe në gjaknxehtësi e sipër 34-vjeçari e ka qëlluar të shoqen me thikë. Merisa Caushaj ka ndërhyrë për t?i dalë në mbrojtje së motrës por 18-vjeçarja ka rënë pre e sulmit me thikë, duke mbetur të vdekura në vend të dyja.

Dhëndri vret vjehrrin, vjehrrën dhe veten
Muaji janar tronditi sërish publikun me një tjetër krim të trefishtë në Tiranë.
Më 14 janar 2019 dhëndëri, vret vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Bujar Mata dhe Valentina Mata e Majlind Lilën. Pasi ka vrarë me armë zjarri dy ish-vjehrrit e tij nga Korça, 52-Majlind Lila vjeçari me origjinë nga Burreli la armën brenda në banesë dhe u hodh mbi disa kangjella nga ballkoni i katit të dytë e për pasojë humbi jetën.

Ekzekutimi mafioz i ish-policit Arben Bilali
Në mesditën e 30 janar,nje tjetër krim tronditi kryeqytetin, ku persona të masakruar ekzekutuan me 10 plumba ish-punonjësin e Policisë së shtetit, Arben Bilalin. Ky i fundit, prej vitesh qëndronte i ngujuar në shtëpinë e tij në zonën e Selitës, pasi vite më parë i kishin vrarë dy vëllezërit, Leonard e Bujar Bilali.

Vrasja e Jurgen Kurtit, menaxherit të VIP-ave
Një tjetër vrassje e bujshme ishte ajo e menaxherit të njohur të VIP-ave Jurgen Kurti. Kurti u ekzekutua mbrëmjen e 18 marsit në zonën e Sheshit ëilson teksa futej në shtëpinë e tij.
26-vjeçari akuzohej për përfshirjen në disa ngjarje kriminale, si dhe vrasjen e babait të tij, Artur Kurti, krim për të cilin e mori përgjegjësinë daja. Gjithashtu dyshohej se Kurti ka qenë autor i vrasjes me thikë të shtetasit Agim Arapi në Durrës, për shkak të qirasë të pa-paguar në një dyqan.

Vrasja e bujshme e Nardit të Bujtinave në Shkodër

Pasditen e 20 marsit, u ekzekutua në mes të rrugës Nard Polia. Polia, i njohur si Nardi i Bujtinave, biznesmen i bujtinave në zonën e Thethit, u qëllua me të paktën 20 plumba kallashnikovi teksa i jepte makinës së tij në rrugën e fshatit Grudë, sapo doli nga servisi ku kishe çuar mjetin. Për vrasjen e Nardit të Bujtinave janë arrestuar katër persona.

Atentati mafioz ndaj avokatit Ravik Gurra
Ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra në mes të qytetit të Elbasanit ishte një tjetër ngjarje e rëndë e vitit 2019.
Ravik Gurra ndodhej në një lokal bashkë me dy miq të tij, kur një person i afrohet nga pas dhe pasi e përshëndet e qëllon me armë me silenciator në kokë. Miqtë e avokatit e kuptuan që ai ishte qëlluar me vetëm pasi Gurra u rrëzua i pajetë nga karrigia.

Ekzekutimi i vëllezërve Bilali në oborrin e shtëpisë
Shkodra u përgjak sërish me vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali mëngjesin e 30 marsit. Dy vëllezërit Bilali u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë. Ky krimi i rëndë dyshohet se ka qenë mesazh për djalin e Astritit, ish-kampioni i boksit Asmer Bilali. Ky i fundit u arrestua një vit më parë si i përfshirë në grupin kriminal Bajri dhe vijon ende të qëndrojë në qeli.

Vrasja e Indrit Çelaj, tekniku i kondicionerit

Sherri për një kondicioner i mori jetën 26-vjeçari Indrit Çelaj i cili punonte si teknik kondicioneri. Autorë të vrasjes së të riut, dyshohet se janë dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi. Ngjarja ndodhi teksa 26 vjeçari po punonte në vilën e dy vëllezërvee në zonën e Myslym Shyrit ku u qëllua me plumb në kokë.

Ekzekutimi i ish-policit Santiago Malo
Santago Malko u vra në atentat mbrëmjen e 27 gushtit me breshëri plumbash në zonën e Xhamllikut. Santiago Malko ishte i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale në kryeqytet. Malko, ish-efektivi i policisë ishte shpallur në kërkim nga Policia pas përplasjes me armë në zonën e Bllokut, ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha ku mbetën të plagosur disa persona të tjerë. Për vrasjen e tij policia ka shpallur në kërkim 8 anëtarët e klanit ?Duka?.

Ekzekutimi i tregtarit të makinave në Lushnje, u vra teksa pinte kafe

Maskat ekzekutuan me kallashnikov Besmir Hidën, një 40 vjeçar nga Lushnja. Ai është vrarë teksa pinte kafen e mëngjesit në lagjen ?Skënder Libohova?.
Viktima u gjet i shtrirë në tokë, në katin e dytë të lokalit, ndërkohë që deshimtarët treguan se panë autorët të maskuar të largoheshin me një makinë të vogël

U gjet i pajetë në kanal, vrasja e Eri Zefit

Më 2 tetor Eri Zefi u gjet i vrarë në një kanal kullues në Fan të Mirditës.
I riu ishte banues në fshatin Adriatik të Kurbinit dhe dyshimet e para ishin se ai u vra për gjakmarrje, pasi Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, I cili në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij, 45-vjeçarin Martin Ndreca. Eri zefi është ndjekur nga dy persona për disa ditë me radhë para se të ekzekutohej.

Vrasja e bujshme në banesën e Marsida Qatjas

Një tjetër vrasje që tronditi vendin ishte ajo e 10 tetorit në banesën e Marsida Qatjas pas përplasjes mes punonjësit të Burgjeve Bledar Toçit dhe Dritan Haxhollit.
Hoxhalli ka parë Bledar Toçin të futej në shtëpinë e Marsidës, dhe menjëherë ka marrë kallashnikovin dhe është nisur për në shtëpinë e saj.
Aty Haxholli është përballur me policin e Burgjeve dhe e ka qëlluar me kallashnikov në sy të Marsidës dhe 3 fëmijëve të saj. Bledar Toçi arrin t?ju shpëtojë plumbave dhe me armën e shërbimit që kishte me vete qëllon në drejtim të Dritan Haxhollit duke e lënë të vdekur në vend.

Atentati ndaj prokurorit Ndoj, vdes shoferi i tij

Pasditen e 1 nëntorit, breshëri plumbash ranë mbi makinën e prokurorit Arjan Ndoj, i cili mbeti i plagosur, ndërsa humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku.
Gjithashtu nga ky atentat mbeti i plagosur ?i forti i Shijakut?, Landi Muharemi.
Pak ditë para atentatit, Arjan Ndoja u cilësua drejtpërdrejt nga Rama dhe Braçe si pjesë e grupit të ?KÇK? pasi burgosi ish-kreun e Kadastrës së Durrësit Liridon Pula.

Vrasja në Kavajë, pronari i lokalit ekzekuton 29 vjeçarin

Më 9 dhjetor të këtij viti, vrasja e një 29 vjeçari ka tronditur Kavajën.
Pas një konflikti për motive të dobta M. Ismaili është qëlluar me armë gjahu nga pronari injë lokali i identifikar si Xhevdet Leçini, 60vjeç.
Viktima kishte qenë i dënuar më parë për plagosje dheishte liruar disa maj më parë.

Sherri në qendrën shëndetësore, vriten dy të rinj në Patos

Një vrasje e dyfishtë ndodhi së fundmi në Patoz ku humbë jetën dy të rinj Elisa Kapaj dhe Manol Rrapaj.
Gardiani Martin Skendaj qëlloi drejt dy të rinjvë, pasi njëri prej viktimave kishte të dashur motrën e gardianit e cila dyshihet se ishte ?molla e sherrit?.





Lajmet e fundit nga