web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U kapën duke vjedhur naftë nëpër trajlera/ Arrestohen 2 të rinj, në kërkim një tjetër

30 Dhjetor 2019, 09:42, Kronika CNA

Dy të rinj janë kapur në flagrancë duke vjedhur naftë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, në Kukës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në pranga janë vënë shtetasit E.Sh.(D), 22 vjeç, banues në Domaj, Kukës si dhe A.M., 21 vjeç, banues në Mohole, Kukës. Po ashtu në kërkim është shpallur Sh.S., 24 vjeç, banues në Kolosjan, Kukës.

Tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke vjedhur naftë në 3 mjete trajler.

Ndërkohë dy të arrestuarit do të përballen me akuzën për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”./CNA.al





Lajmet e fundit nga