web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Apartamenti përfshihet nga flakët/ Fqinjët shpëtojnë çiftin e moshuar

30 Dhjetor 2019, 07:20, Kronika CNA

Një apartament në Fushë Krujë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima.

Zjarri përfshiu hyrjen në katin e dytë të pallatit në lagjen “Punëtori” në orët e para të mëngjesit, ndërsa mësohet se ishin fqinjët ata që bënë të mundur shpëtimin e një çifti të moshuarish, që ndodheshin në banesë.

Banorët e lagjes në momentin që kanë parë flakë e tym që dilte nga apartamenti kanë ndërhyrë duke hapur derën me forcë, pasi çifti i të moshuarve Bilbil dhe Vojsava Hoxha ishin në gjumë dhe nuk e kishin ndjerë zjarrin.

Më pas në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe policia dhe forcat zjarfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.





Lajmet e fundit nga