web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po transportonin ilegalisht 9 klandestinë/ Arrestohen 2 të rinj nga Shkodra

29 Dhjetor 2019, 14:46, Kronika CNA

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën në flagrancë duke

transportuar në mënyrë të paligjshme 9 shtetas algjerianë me destinacion Malin e Zi dhe pastaj vendet e BE-së.

Në pranga u vunë shtetasit A. A., 30 vjeç dhe F. H., 45 vjeç , banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe.
Sipas njoftimit të policsë, dy personat u arrestuan në afërsi të Hanit të Hotit dhe u kapën teksa me mjetet e tyre po transportonin 9 shtetas të huaj algjerianë dhe tunizianë.

Mbi ta rëndon akuza për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve?.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve?.





Lajmet e fundit nga