web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grabitja në Rinas/ Lirohet një nga të arrestuarit

28 Dhjetor 2019, 19:53, Kronika CNA

Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ndryshuar masën e sigurisë për Hasan Kanaci, i cili është një nga të akuzuarit për grabitjen e ndodhur, më 9 prill, në aeroportin e Rinasit.

Ndryshimi i masës ndaj të akuzuarit në detyrim paraqitje është bërë për shkak të mungesës së provave, të cilat mund ta linin në burg Kanacin.

Mësohet se 50 mijë eurot e gjetura në banesën e tij, nuk rezultojnë të jetë prerje me numër serie, të njëjtë me ato që janë vjedhur nga bankat e nivelit të dytë.

Për këtë grabitje janë në paraburgim edhe gjashtë persona të tjerë teksa në kërkim vazhdojnë të jenë Klement dhe Eldi Çala./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga