web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqiptari ther me thikë gruan në Gjermani/ Dyshimet e para

29 Dhjetor 2019, 18:23, Kronika CNA

Një 44-vjeçar shqiptar me origjinë nga Kosova ka vrarë me thikë gruan e tij 33-vjeçare në Heilbronn të Gjermanisë.

Mediat gjermane shkruajnë se shkak i vrasjes, dyshohet të ketë qenë xhelozia, ndërsa shqiptari është paraqitur vetë në polici, pas kryerjes së krimit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes. Forcat e policisë kanë shkuar në banesën e çiftit dhe kanë gjetur trupin e pajetë të gruas. Çifti kishin së bashku 7 fëmijë, për të cilët media gjermane ?EN24? thotë se nuk ishin në banesë në momentin e krimit.

44-vjeçari ndodhet në paraburgim, në pritje të dënimit për vrasjen e bashkëshortes./ CNA.al





Lajmet e fundit nga