web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia vijon kontrollet në të gjithë vendin/ Sekuestrohen 8500 kapsolla e 200 fishekzjarrë

30 Dhjetor 2019, 09:03, Kronika CNA

Policia e Shtetit bën të ditur se vijon kontrolli në të gjithë vendin për sekuestrimin e lëndëve piroteknike.

Sipas burimeve zyrtare në Pogradec janë sekuestruar 200 kapsolla dhe në Kuçovë 245 kapsolla.

Ndërkohë, gjatë javës që kaloi, në të gjithë vendin janë sekuestruar rreth 8500 kapsolla e 200 fishekzjarrë si dhe janë proceduar penalisht 4 shtetas dhe 3 të tjerë janë proceduar administrativisht.

?Në zbatim të urdhrit të tre ministrave, nr. 661, datë 13.12.2018, ?Për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike?, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim edhe me shërbimin zjarrfikës ka vijuar kontrolli i pandërprerë në subjekte të ndryshme dhe tregje me shumicë e pakicë, me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e lendeve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Gjate javës që kaloi janë kontrolluar 4345 subjekte dhe janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.

Si rezultat i kontrolleve në qarqet Dibër, Tiranë, Gjirokastër, Korçë e Berat, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 8500 kapsolla dhe 200 fishekzjarrë. Në lidhje me këto raste janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe 3 të tjerë janë ndëshkuar me masë administrative nga shërbimi zjarrfikës.

Me qëllim që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme për sa i përket lëndëve piroteknike, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë.?-thuhet në njoftimin e policisë.





Lajmet e fundit nga