web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndërron jetë babai i grabitësit të Rinasit/ Aleksandër Muratajn nuk e lejojnë të shkojë në varrim

30 Dhjetor 2019, 20:21, Kronika CNA

Rreth 9 muaj pas grabitjes në Rinas ku mbeti viktimë Admir Murataj, ka ndërruar babai i këtij të fundit.

Mësohet se vëllai i Admir Muratajt, Aleksandri i ka kërkuar leje Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të shkojë  në varrim. Por, sipas Report tv, Aleksandër Muratajt i është refuzuar kërkesa dhe nuk është lejuar të shkojë në Tropojë, për t?i dhënë lamtumirën e fundit babait.

Kujtojmë se, Aleksandër Murataj nuk u lejua të marrë pjesë as në varrimin e të vëllait në prill të këtij viti, dhe kjo u shoqërua me tensione në burgun 313, pas rebelimit të të burgosurve.

Murataj po vuan dënimin me 16 vite burg, për vjedhjen e 2 milion eurove, në Rinas./ CNA.al





Lajmet e fundit nga