web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dalin pamje nga aksidenti me 5 të plagosur/ Makinat bëhen copë në Korçë

30 Dhjetor 2019, 15:03, Kronika CNA

Dalin pamje nga aksidenti që ndodhi mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Siç shihet edhe nga fotot, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Makinat e përfshira në aksident janë një ?Mercdez-Benz? dhe një tjetër tip ?Golf?.

Burimet bëjnë të ditur se të plagosur kanë mbetur drejtuesit e dy mjeteve dhe tre pasagjerë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të përplasjes. Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë një parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga