web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre “killera” të mirëpaguar po vrasin pa lënë asnjë gjurmë/ Artan Hoxha tregon skemën mafioze

14 Dhjetor 2019, 13:15, Kronika CNA

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur sot edhe për kapjen e 670 kilogramëve kokainë pak muaj më parë në Brazil, të cilat kishin logon e KF Elbasanit.

I ftuar në studion e Abc Neës, gazetari Hoxha tha se sasia e kokainës nuk do të vinte në Shqipëri, por në Belgjikë dhe atje do të shpërndahej sipas interesave të grupeve kriminale.

?670 kg në kokainë u kapën Brazil me logon e Elbasanit. Ishte një rrugë tjetër nga ajo që sjell kokainën në Shqipëri. Dyshimet të çojnë që kemi të bëjmë me një njëjtin grup. Ajo ngarkesë nuk do të vinte në Shqipëri, por do të shkonte në Belgjike?, tha Hoxha duke theksuar se kemi të bëjmë me grupe kriminale që kanë para pa fund dhe mund të sigurojnë vrasës me pagesë dhe armë pa asnjë problemi?-tha Artan Hoxha.

Më tej, ai tha se ?Grupi që po bën ekzekutimet në Elbasan është shumë i organizuar sa merr vesh çdo gjë, kur hyjnë dhe kur dalin. Viktimat janë vrarë sapo kanë ardhur në Shqipëri. Maksimumi ka shkuar 48 orë dhe më pas janë vrarë. Skuadra e ekzekutorëve dhe organizatorëve në raste të tilla nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën?.

Gazetari Hoxha, shtoi se vrasjet në Elbasan dyshohet se po i bëjnë tre persona, të cilët janë të panjohur.

?Ne e dimë për shembull cili grup është në Vlorë dhe kush vret, kush është në konflikt në Shkodër dhe kush vret, po ashtue dhe në Lushnje. Në Elbasan nuk dihet ende se kush janë këta ekzekutorë që ka vrarë katër atentate duke vrarë gjashtë njerëz dhe të mos zbulohet. Kush na suguron që nukj do të ketë vrasje të tjera?, tha Artan Hoxha.

Po ashtu ai ka folur edhe në lidhje me vrasjen e 52-vjeçarit Enver Borici, mëngjesin e sotëm në Lushnje.

Artan Hoxha renditi disa ngjarje kriminale, ndërsa theksoi se vrasjet duken të jenë bërë nga e njëjta dorë.

?11 tetor 2017, njerez të armatosur hapin zjarr duke lënë dy të vdekur, tre të plagosur dhe ikin në mes të ditës.

Në tetor 2019, në verandën e lokalit, ekzekutohet një person duke pirë kafen e mëngjesit. Edhe ngjarja e sotme ka ndodhur kur personi ka qënë duke pirë kafen.

Ngjarjet janë bërë ditën që të merren vesh, që t?iu fusin tmerrin atyre që janë gjallë. Është e njëjta dorë që po vret në Lushnje.

Është e njëjta dorë që forcat speciale sa herë shkojnë ta arrestojnë dështojnë, dikush i dekonspiron.?-tha Artan Hoxha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga