web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shembja e godinës së Kavalishencës/ Shoqërohen drejtori dhe nëndrejtori

14 Dhjetor 2019, 07:28, Kronika CNA

Pas shembjes së godinës së Kavalishencës në Durrës për shkak të tërmeti të 26 nëntorit, mësohet se janë shoqëruar në polici drejtori Ahmet Doda dhe nëndrejtori Kujtim Hasa.

Kujtojmë këtu se shembja e Kavalishencës për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit, shkaktoi vdekjen e kryekomisarit, Bajram Hajdarmataj.

Drejtori Ahmet Doda dhe nëndrejtori Kujtim Hasa janë marrë në pyetje lidhje me këtë ngjarje, pasi objekti që u shemb ishte vlerësuar i papërshtatshëm që prej tërmetit të 21 Shtatorit. Hajdarmataj nuk kishte pranuar të qëndronte në godinën e vjetër ku u akomoduan studentët, por kishte qëndruar në godinën e re e cila u shemb nga tërmeti. Sipas policisë, drejtuesit e këtij institucioni duhet të kishin këmbëngulur që ai të mos qëndronte atje, duke pasur parasysh se ndërtesa ishte shpallur e paqëndrueshme.





Lajmet e fundit nga