web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Megaoperacion antidrogë në Itali/ Shkatërrohet banda me 13 persona, mes tyre edhe shqiptarë

13 Dhjetor 2019, 12:18, Kronika CNA

Policia italiane ka ekzekutuar sot një megaoperacion antidrogë i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale italo-shqiptare që trafikonte drogë mes Shqipërisë e Italisë .

Bëhet me dije se hetimet e operacionit kanë zgjatur rreth 3 vite e kanë çuar në arrestimin në flagrancë të 13 personave, shtetas shqiptarë e italianë, ndërsa 12 persona janë denoncuar në gjendje të lire.

Gjatë investigimeve janë vënë nën përgjim 97 numra celularë, janë kryer 6 përgjime ambientale e në 10 automjete në përdorim nga trafikantët është instaluar sistemi i lokalizimit satelitorë.

Hetimet kanë çuar në sekuestrimin e 116 kg marijaunë, 30 mijë euro cash, 8 automjeteve luksoze, 100 gramë kokainë e heroinë./CNA.al





Lajmet e fundit nga