web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tronditet Lushnja/ Ekzekutohet me armë zjarri 52-vjeçari

14 Dhjetor 2019, 07:12, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen ?Kadri Gjystri?, në qytetin e Lushnjës, ku një 52-vjeçar është vrarë me armë zjarri.

Viktima është 52-vjeçari Enver Borici, i cili është qëlluar me armë në lokalin e tij, në prani të personave të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar në drejtim të 52-vjeçarit.

“Sot rreth orës 07:45, në lagjen lagjen ?Kadri Gjystri? Lushnje, në lokalin e tij është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi E.B, 52 vjeç.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga