web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje nga të shtënat me armë në Peqin/ Dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

13 Dhjetor 2019, 18:22, Kronika CNA

Zbardhen detaje të tjera rreth të shtënave me armë në fshatin Përparim të Peqinit, të raporuara pak më parë nga CNA.al.

Mësohet se nga të shtënat janë plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë. I plagosuri Andi Zylyfi, 23-vjeç, ndodhet në gjëndje kritike shëndetësore.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe pas hetimit pritet të zbardhë rrethanat dhe motivin e goditjes së dy personave.

Të shtënat me armë kanë ndodhur në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, pranë fshatit Përparim, ku ndaj dy të rinjve është qëlluar teksa udhëtonin me automjetin e tyre.

/CNA.al





Lajmet e fundit nga