web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rëndohet bilanci nga të shtënat me armë/ Humb jetën njëri prej të plagosurve

13 Dhjetor 2019, 18:32, Kronika CNA

Një person ka humbur jetën pak minuta më parë, si pasojë e plagosjes nga të shtënat me armë në fshatin Përparim të Peqinit.

Mësohet se ka humbur jetën rrugës për në spital 26-vjeçari A.Zylyfi, i cili nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Një makinë në ecje ka qëlluar drejt Zylyfit dhe të plagosurit tjetër e ky i fundit ka marrë një plumb në kokë dhe disa të tjerë në këmbë.

Ndërkohë raportohet se i plagosuri ndodhet në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk bëhen me dije shkaqet dhe rrethanat e plota të të shtënave, ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes./CNA.al





Lajmet e fundit nga