web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kujdes fëmijët!/ Sociologu tregon se si duhet ta menaxhojmë situtatën post-tërmet

2 Dhjetor 2019, 15:37, Sociale CNA

Sociologu Gëzim Tushi, në një intervistë për Fax News, ka treguar se si duhet të përballohet dhe menaxhohet situata pas lëkundjeve të forta të tërmemtit.

Sipas tij, është normale që njerëzit në panik të lënë shtëpitë e tyre pas lëkundjeve të tërmetit, por shtoi se një gjë e tillë krijon edhe kaos.

?Na duhet një mbështetje psiko-emocionale e personave që janë prekur nga tërmeti dhe më pas ajo materiale nga ana e qeverisë për të rregulluar dëmet. Një situatë e tillë nuk parashikohet dhe prania e panikut është e natyrshne. Ka njerëz që janë traumatizuar, është e vështirë t?i kontrollojnë situatat në familje dhe largimi i tyre nga familja nuk më duket një arsye për t?i anatemuar.

Largimi në panik siç po ndodh tani, që po ikin si ata që i kanë shtëpitë e shkatërruara, edhe ata që s?i kanë, duhet thënë që paniku krijon situata kaotike dhe shikoj këto vargjet e makinave që disa po ikin në Kosovë, disa po ikin në jug. Kam përshtypjen që duhet progresuar me rregull. Erdhi moment që ne të krijojmë një kulturë tjetër. Duhet ta përballojmë me dinjitet situatën që mund të na vijë.”

Duke folur më tej, Tushi tha se kjo ngjarje mund të lë gjurmë tek fëmijët, sidomos tek ata që e përjetojnë për herë të parë, ndaj u duhet shpjeguar me kujdes.

“Unë mendoj që një pjesë e fëmijëve janë ata që e kanë përjetuar për herë të parë tërmetin dhe kjo është një ngjarje që le gjurmë shumtë të thella tek fëmijët. Duhet shpjeguar shumë kujdesshëm që nuk varet nga ne. Duhet t?ua shpjegojmë si një fenomen natyror që ndodh.

Nëse ne jemi në një gjendje alarmante, nëse ne shfaqim një krizë, atëherë edhe gjurmët që lemë tek fëmijët është shumë e thellë. Ka shumë mënyra për t?ua shpëejguar, në mënyrë artistike, në mënyrë metaforike?, u shpreh Gëzim Tushi./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga