web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis shembja e ndërtesave në Durrës/ Dhjetë grupe inspektimi në terren

2 Dhjetor 2019, 10:30, Sociale CNA

Punonjësit e IKMT, kanë vijuar edhe sot punën për shembjen e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti në Durrës.

Mëngjesin e sotëm, puna e IKMT ka nisur me shembjen e hotel ?Lubjana?, në qytetin bregdetar, i cili u shkatërrua nga tërmeti katastrofik.

Ndërkohë, punimet për shembjen e hotelit po inspektohen dhe nga drejtuesja e IKMT, Dallëndyshe Bici.

Puna për shembjen e këtij hoteli nisi mbrëmjen e kaluar, por u ndërpre për të rinisur sërish sot.

Nga ana tjetër, përveç IKMT, Bashkia e Durrësit sot ka zbritur në terren 10 grupe inspektimi të përbërë nga inxhinierë, inspektorë, arkitektë, që po shohin nga afër të gjitha pallatet, për të bërë vlerësimin e tyre, nëse janë ose jo të banueshëm. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga