web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do të ketë cunam në Detin Adriatik?/ Eksperti maqedonas shuan zërat

1 Dhjetor 2019, 19:54, Sociale CNA

Përveç tërmeteve një nga përfoljet që e bëri më të fortë panikun e banorëve të qytetit bregdetar të Durësit ishte ajo e pritjes së një cunami, që do të vinte si pasojë e tërmetit të fortë.

Lidhur me këtë ka folur edhe eksperti,njëkohësisht Profesori i njohur i Institutit të Sizmologjisë Inxhinierike  në Maqedoninë e Veriut, Mihail Garevski.

I ftuar në studion e emisionit ?Opinion? në TV “News 24” Profesori ka treguar se jo vetëm në brigjet shqiptare, por edhe në të gjithë vendet pranë Detit Adriatik, nuk ka asnjë rrezik për cunam.

Sipas profesorit, shanset e krijimit të një cunami janë të pakëta, pasi për të pasur cunam nevojitet një tërmet me magnitudë mbi nëntë ballë.

?Me një tërmet shumë të fortë edhe mund të ndodhte një cunam në Detin Adriatik, por dallgët nuk ishin më shumë se një metër, apo dy metër pas tërmetit 6.4 ballë. Të tilla dallgë janë të zakonshme. Cunamet janë tipike në Oqean. Që të ketë cuname magnituda e tërmetit duhet të jetë shumë e lartë, ndoshta mbi 8, 9. Në Durrës dhe në rajonin e Adriatikut nuk ekziston si mundësi pasja e cunamit. Duhet të fokusohemi vetëm te pasojat e tërmetit dhe jo te dallgët, sepse nuk rigjenerohen të tilla në Adriatik?, tha inxhinjer profesori maqedonas Garevski./CNA.al





Lajmet e fundit nga