web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tensionet për shpërndarjen e ndihmave/ Ja hapat që duhet të ndiqni

30 Nëntor 2019, 18:24, Sociale CNA

Një situatë e tensionuar është paraqitur ditën e sotme në shkollën, Leonik Tomeo në Durrës sa i takon shpërndarjes së ndihmave për banorët e prekur nga tërmeti.

Pavarësisht se kjo  shkollë është vetëm një pikë grumbullimi e ndihmave, banorët të revoltuar janë konfliktuar me persona përgjegjës në shkollë,  ndërsa pretendojnë se po bëhet shpërndarje selektive.

Këta janë katër hapat që duhet të ndjekin të gjithë personat e mbetur të pastrehë për shkak të tërmetit, për t?u bërë pjesë e programit të ndihmës dhe për t?u strehuar në hotele.

1.Drejtohuni tek njësia administrative.

2. Merrni vërtetim me vulë nga administratori që ndërtesa juaj është e pabanueshme dhe keni nevojë për strehim.

3.Me vërtetimin paraqituni tek bashkia tek sporteli.

4.Nga bashkia do të niseni në mënyrë të organizuar drejt hotelit.

Për të gjithë ata që kanë ngelur në mes të katër rrugëve për shkak të dëmtimit të shtëpive janë vendosur në dispozicion qendra sociale, çadra dhe hotele./CNA.al





Lajmet e fundit nga