web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shembja e banesave nga tërmeti/ 2843 qytetarë të strehuar në struktura hoteliere

1 Dhjetor 2019, 17:50, Sociale CNA

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, la pas 51 viktima, mbi 700 të plagosur, dhe mijëra qytetar në qiell të hapur.

Në një raport të bërë publik nga Shtabi i Emergjencave, drejtuar nga ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, bëhet me dije se në struktura hotelieren Durrës, Tiranë, Shëngjin, Shkodër, Vlorë, Pogradec, Gjirokastër dhe Kukës, janë strehuar 2843 qytetarë.

Vetëm në Durrës, numri total i të akomoduarve në strukturat hoteliere është 1064.

Në raport theksohet se në hotelet ku janë strehuar qytetarë, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, ka filluar të ofrohet shërbim mjekësor dhe ndihmë psiko-sociale. Gjithashtu , po përgatiten listat e fëmijëve dhe janë bërë gati planet për transportin e tyre për në shkolla dhe të prindërve për në vendet e tyre të punës, duke filluar nga dita e hënë./CNA.al





Lajmet e fundit nga