SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Zyra e Drejtuesit Qendror i Operacioneve për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore ka dhënë sot informacion, në lidhje me situatën gjashtë ditë pas tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë dhe të gjithë veprimet, që janë ndërmarrë në terren nga strukturat shtetërore.
Më një komunikatë të shpërndarë për mediat, kjo zyrë thotë se grupet e punës po punojnë me intensitet të lartë në terren për t?iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, i cili u mori jetën 51 personave dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.
Bëhet me dije se aktualisht 29 persona po marrin ndihmë mjekësore në spitalet e Tiranës dhe të Durrësit, ndërsa disa prej tyre janë dërguar për kurim të specializuar në Italisë.
?Sot është dita e gjashtë pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit, i cili solli tragjedinë e humbjes së jetës për 51 bashkëqytetarët tanë, dhe shkaktoi të lënduar dhe dëme të mëdha në shumë banesa në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë, Lezhë.
Kjo komunikatë e përditshme për media ofron informacion mbi punën e institucioneve publike për adresimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, pa pasur pretendimin që kjo pasqyrë të jetë shteruese, duke qenë se veprimet e ndërmarra janë në proces, dhe ecin përpara me shpejtësi.?-thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Më tej, bëhen të ditura edhe vendimet e miratuara gjatë mbledhjes së sotme të jashtëzakonshme të qeverisë, ku theksohet se ?U miratuan nga Këshilli i Ministrave paketat e ndihmës për familjet e 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, që përfshijnë strehimin e menjëhershëm të familjarëve, pensione speciale, si dhe mbulimin e shpenzimeve për ceremonitë mortore?
Po ashtu, në deklaratë thuhet se ?Janë kontaktuar familjet e 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit për të diskutuar me ta hapat konkretë për strehimin e tyre të menjëhershëm dhe fillimin e procedurave për marrjen e pensioneve speciale”.
Po sipas kësaj deklarate, mësohet se në Tiranë pesë Qendrat Sociale kanë vazhduar të ofrojnë strehim dhe ushqim për banorët e pastrehë për shkak të termetit.
?Vazhdoi gjatë ditës së sotme shpërndarja e ushqimeve, veshjeve, barnave, produkte higjenike, për të gjithë qytetarët e akomoduar në hotele dhe për ata që kanë zgjedhur të qendrojnë në çadra pranë shtëpive të tyre, kryesisht në zonat rurale.?-thuhet në deklaratë.
Deklarata e plotë:
Sot është dita e gjashtë pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit, i cili solli tragjedinë e humbjes së jetës për 51 bashkëqytetarët tanë, dhe shkaktoi të lënduar dhe dëme të mëdha në shumë banesa në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë, Lezhë.
Kjo komunikatë e përditshme për media ofron informacion mbi punën e institucioneve publike për adresimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, pa pasur pretendimin që kjo pasqyrë të jetë shteruese, duke qenë se veprimet e ndërmarra janë në proces, dhe ecin përpara me shpejtësi.
Gjatë ditës së sotme:
-U miratuan nga Këshilli i Ministrave paketat e ndihmës për familjet e 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, që përfshijnë strehimin e menjëhershëm të familjarëve, pensione speciale, si dhe mbulimin e shpenzimeve për ceremonitë mortore;
-Janë kontaktuar familjet e 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit për të diskutuar me ta hapat konkretë për strehimin e tyre të menjëhershëm dhe fillimin e procedurave për marrjen e pensioneve speciale;
-Vazhduan të funksionojnë Shtabet e Emergjencës;
-Në Tiranë, Durrës dhe Lezhë, të cilat menaxhojnë të gjitha aspektet e punës për adresimin e pasojave afatshkurtra dhe afatmesme të tërmetit;
-Vijojnë të marrin ndihmë mjekësore 29 persona nga të cilët 22 në Spitalin e Traumës, 4 në Spitalin e Durrësit dhe 3 të tjerë të transferuar jashtë vendit për kurim;
-Numri i qytetarëve të strehuar në struktura hoteliere në Durrës, Shëngjin dhe Kavajë ka arritur në 2633;
– U liruan katër palestra në Durrës, pas verifikimeve të bëra me Njësitë Administrative. Banorët që janë bërë të pastrehë nga tërmeti u sistemuan në strukturat hoteliere.
Në Tiranë pesë Qendrat Sociale vazhduan të ofrojnë strehim dhe ushqim për banorët e pastrehë për shkak të termetit.
-Vazhdoi gjatë ditës së sotme shpërndarja e ushqimeve, veshjeve, barnave, produkte higjenike, për të gjithë qytetarët e akomoduar në hotele dhe për ata që kanë zgjedhur të qendrojnë në çadra pranë shtëpive të tyre, kryesisht në zonat rurale.
Kjo përfshin bashkërendimin e ndihmave të ofruara nga shumë bashkëqytetarë, biznese, organizata jofitimprurëse vendase dhe të huaja (Itali, Greqi, Zvicër, etj.), vëllezër dhe motra nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe nga disapora;
– Në hotelet ku janë strehuar qytetarë, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, vazhdoi të ofrohet shërbim mjekësor dhe ndihmë psiko-sociale pa ndërprerje, u përgatitën listat e fëmijëve dhe vazhduan përgatitjet për transportin e tyre për në shkolla dhe të prindërve për në vendet e tyre të punës;
-Grupi i Ekspertëve të Vlerësimit të Banesave i përbërë nga 70 ekspertë inxhinierë vendas dhe të huaj, të organizuar në 11 grupe, mbështetur edhe nga Mekanizmi i Përbashkët i Emergjencave Civile të Bashkimit Europian dhe Kombeve të Bashkuara, vazhdoi vlerësimin teknik të ndërtesave duke e çuar në 400 numrin e objekteve të vlerësuara;
-Vazhdoi shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, në qarkun Durrës janë prishur 12 banesa të shkatërruara dhe 5 të tilla në bashkinë Krujë./ CNA.al
Komuniteti shqiptaro-amerika, ka mbajtur një meshë për ata q...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur m...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të ...
Përveç tërmeteve një nga përfoljet që e bëri më të fortë pan...
“Ky tërmet na zbuloi të palarat!” Kështu u shpreh inxhinieri...
Zv.dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Agim Se...
Profesori nga Maqedonia e Veriut, Mihail Garevski, ekspert s...
Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, la pas 51 viktima, mbi 700...
Solidarizimit të qytetarëve dhe bizneseve me banorët e preku...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite Komitetin Kom...
Pak minuta më parë u shënua një tjetër tërmet në vendin tonë...
Një i moshuar nga Durrësi ka shpërthyer në lot teksa kërkon ...
Sizmiologu Rrapo Ormeni thotë se pas tërmetit me magnitudë 6...
Ambasada amerikane njofton se një ekip ekspertësh ekspertësh...
Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme me Këshillin e Ministrave...
Një fëmijë 8 vjeçar nga Durrësi ka bërë një vizatim përmes t...
Ministrja e Arsimit Besa Shahni gjatë fjalës së saj në mbled...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrue...
Jeta juaj ne çift do varet plotësisht nga mënyra sesi do sil...
Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, dhe vijimi i lëkundjeve ka...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...