web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ermal Meta bën gjestin human/ Merr përsipër ndërtimin e një shtëpie

2 Dhjetor 2019, 11:27, Sociale CNA

Tragjedia nga tërmeti i 26 nëntorit ka solidarizuar edhe këngëtarëve shqiptarë.

Këtë herë bëhet fjalë për këngëtarin me origjinë shqiptare që jeton në Itali, Ermal Metën.  Ai është sensibilizuar duke dhënë kontributin e tij, ndërsa ka premtuar ndërtimin e shtëpisë së një prej familjeve të prekura nga tërmeti.

?Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. 

Vendosa t?i bashkohem apelit të Erjon Veliaj duke dhënë kontributim tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. 

Si familja Alla ka dhe shumë të tjerë që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do tju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit albania.al?, shprehet Ermal Meta./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga