LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Loja me hetimet ndaj Bashës/ A do ta nxjerrin prokurorët Lulin të pafajshëm?

8 Nëntor 2019, 20:24, Politikë CNA
Loja me hetimet ndaj Bashës/ A do ta nxjerrin prokurorët Lulin të

Sot nga Prokuroria ka dalë informacioni se ditën e djeshme është bërë dorëzimi në Gjykatë, me akuzën për falsifikim vulash dhe stampash, për kryetarin e Republikës së Re, Lulzim Basha.

Akuza ka pasur vetëm firmën e dy prokurorëve dhe jo të një të treti, ndërkohë që mediat raportojnë se ka patur një debat të ashpër midis të dy palëve, pra prokurorit që nuk ka firmosur dhe dy të tjerëve.

Po ashtu, më pas ka reaguar edhe drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Ymeraj, e cila konfirmohet që nuk ka qenë në detyrë për arsye shëndetësore.

Ajo ka thënë se dosja është e paplotë dhe se do të rishikohet.

Por çfarë po ndodh? Lulzim Basha, në fakt nuk është hetuar për asnjë çast për lobimin 675 mijë dollar fillimisht dhe një shume totale prej 1 milion e 25 mijë dollarësh në SHBA.

Ai është hetuar për dy pagesa të dërguara pranë KQZ-së, të cilat ishin të kapura nga ky institucion.

Pra ishte gjobitur Partia Demokratike për këtë pagesë, për të cilën po akuzohet, dhe aspak për dosjen në SHBA.

Çuditërisht i pandehur është marrë edhe Arben Ristani, i cili nuk ka hedhur asnjë firmë dhe asnjë vulë si dhe nuk del gjëkundi në atë hetim.

Prokuroria po bën një lojë. Një lojë e flliqur e prokurorëve të dosjes, e cila gjoja tashmë po na tregon se ka një sherr apo përplasje midis tyre. Por ku të çon përplasja midis prokurorëve të çështjes?

Kur ka një grup hetimor dhe jo të gjithë bien në një mendje për ta firmosur, por ka debate, çështja cilësohet me probleme proceduriale. Në qoftë se kjo çështje shkon si e tillë, Luli del i pafajshëm pa shkuar hiç në Gjykatë.

Ajo që po luhet tani me Prokurorinë dhe me çuarjen e dosjes së Lulzim Bashës është një tallje publike që po bëhet me shqiptarët.

Duan të bëjnë zhurmë përmes akuzave, që gjoja se drejtësia po vepron. Heqin akuzat gjyqësore, megjithëse Lulzim Basha publikisht ka pranuar se i ka paguar disa qindra-mijra dollarë, por burimet e tyre nuk dihen.

Prokuroria merret me gjëra sipërfaqësore, duke u larguar nga thelbi i çështjes. Në finale për ta nxjerrë Lulin fare të pafajshëm dhe që kjo çështje të mbyllet, fillon publikisht një përplasje apo sherr midis prokurorëve, pikërisht për këtë dosje.

Prandaj ajo situatë që po ndodh në Prokurori duhet lexuar dhe kuptuar ndryshe.

Përtej atyre që janë shumë të lumtur që Lulin po e akuzojnë për falsifikim, që në fakt është një akuzë e turpshme sepse Luli nuk ka falsifikuar kurrë asgjë, ai ka firmën dhe vulën e tij, vëtëm në qoftë se në Amerikë firmën me Nik Muzin ia kanë falsifikuar të tjerët. Atje është problemi, tek ajo firmë, të cilën ai e ka pranuar se e ka bërë me vetëdije.

Të tjerat, ato çka thotë Prokuroria në dosjen e saj janë thjesht akuza dhe akte qesharake proceduriale, të cilat i përdorin vetëm dhe vetëm për të mbyllur çështjen e Lulzim Bashës.

Dhe gjithë kjo po ndodh në Prokurorinë e kapur nga Edi Rama, sikurse e akuzon Luli, e cila po i mbyll dosjen kreut të Republikës së Re./CNA.al

Lajmet e fundit nga