“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Këshilllatri për Ekonominë në PD, Dorian Teliti deklaron se Buxheti i vitit 2020 është është buxheti që pasuron akoma më shumë oligarkët dhe klientët e qeverisë së Edi Ramës.
Sipas Telitit, buxheti nuk ka rritje pagash, nuk ka rritje pensionesh, nuk ka rritje të investimeve publike.
?Është hera e parë në 30 vjet, madje rast unik në histori, që një projekt-buxhet ndërtohet duke patur prioritet absolut vetëm një grusht oligarkësh.
Sikur të mos mjaftonin të gjithë këto, këtë vit nuk kemi as edhe një paketë të duhur fiskale?, deklaroi Teliti.
Deklarata e plotë:
Buxheti 2020 i qeverisë së Edi Ramës nuk është buxheti që rrit mirëqenien e qytetarëve, por është buxheti që pasuron akoma më shumë oligarkët dhe klientët e qeverisë së Edi Ramës.
Buxheti nuk ka rritje pagash, nuk ka rritje pensionesh, nuk ka rritje të investimeve publike. Bashkë me paketën fiskale, ky është buxheti që rëndon shqiptarët me taksa të larta, me të cilat do të paguhen miqtë, klientët, financuesit dhe oligarkët e Edi Ramës.
Propaganda e qeverisë me buxhetin nuk mund ta fshehë kolapsin ekonomik. Buxheti 2020 është pasqyra e paaftësisë së kësaj qeverie, e krizës ku e ka zhytur ekonominë e shumicës së familjeve dhe e mungesës së vullnetit për të punuar për qytetarët.
Mund te quhet buxheti i mashtrimit, pasi nga njëra ane pretendohet rritje ekonomike prej 4.1%, por nga ana tjetër të ardhurat nga TVSH, që është treguesi kryesor i konsumit të popullatës, parashikohet me rënie reale.
1. Pa asnjë dyshim, ky buxhet mund të quhet buxheti i varfërimit, pasi asnjë qindarkë nuk parashikohet për rritje rrogash për mjekët, infermierët, arsimtarët dhe punonjësit e administratës publike.
2. Asnjë qindarkë për shpërblimin e pensionistëve dhe familjeve në nevojë.
3. Ulen me 10% fondet për dëmshperblimin e ish pronarëve.
4. Ulen fondet për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, duke e çuar në 3 dekada afatin kohor të shlyerjes së plotë të faturës financiare për këtë shtresë të përvuajtur të shoqërisë.
Me rënie planifikohen edhe investimet publike, ku rënien më të madhe e kanë projektet në rrugë dhe ujësjellësa.
E ndërsa nuk ka asnjë qindarkë për rritje pagash, si lum vërshojnë fondet buxhetore për të paguar PPP e klientëve të qeverisë.
120 milionë euro apo 30 milione euro më shumë sesa viti aktual, do të shkojnë për të paguar 12 kontrata PPP ? të gjithë këta miq dhe klientë të Kryeministrit.
Është hera e parë në 30 vjet, madje rast unik në histori, që një projekt-buxhet ndërtohet duke patur prioritet absolut vetëm një grusht oligarkësh.
Sikur të mos mjaftonin të gjithë këto, këtë vit nuk kemi as edhe një paketë të duhur fiskale.
Politika fiskale është në shërbim të një koncesioni të vetëm, atë të fiskalizimit, i cili ka kosto të fshehura prej të paktën 500 euro në vit për 120 000 bizneset e vogla e të mesme.
I bindur se ky është buxheti i tij i fundit, Edi Rama e ka shndërruar këtë në buxhetin KÇK- (Kap Ça t?Kapësh) nga taksat e rritura të shqiptarëve, nga mundi dhe djersa e tyre.
Për të kapërcyer këtë gjendje ku është zhytur vendi, nevojitet vizion, gjithëpërfshirje dhe menaxhim me dorë të hekurt ndaj çdo abuzimi.
PD e ka programin e saj të nxjerrjes së vendit nga kolapsi, të rikthimit të shpresës në vend, ku secili të ketë mundësi të barabarta. Bashkë me shqiptarët, pasi të kemi siguruar zgjedhje të lira e të ndershme, ne do ta zbatojmë këtë plan që rimëkëmb dhe zhvillom ekonominë dhe prodhon mirëqenie për shqiptarët./CNA.al
Petraq Milo, i cili u propozua disa kohë më parë nga Meta pë...
Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar projketbuxhet...
I dërguari i posaçëm i DASH për Ballkanin Perëndimor, Matthe...
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar në lidhje me qëndrimet kri...
Kreu i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi ka dhënë më shumë...
Ish kryetari i PS-së, dega Korçë, Muharrem Meko së fundi ka ...
I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkani...
Dega e PD në Shkodër ka akuzuar Zyrën Vendore Arsimore duke ...
Ish ministri i Drejtësisë,Ylli Manjani ka dhënë një përgjigj...
Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se ngritja e një insti...
Gazetari Mentor Kikia e quan shfaqje përtej çdo logjike atë ...
Ne tek CNA.al kemi qënë të bindur se projekti i Lulzim Bashë...
Presidenti Meta ka vendosur dje të deklarojë pezullimin prej...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka re...
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar rastin e mbylljes...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha prej gati dy javës...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur mbi operacioni...
Zv. Kryeministri Erion Braçe ka komentuar deklaratat e kreut...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një konferencë për sh...
Kanë vijuar debatet mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...