Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Presidenti Meta ka vendosur dje të deklarojë pezullimin prej tij, të proçedurës së përzgjedhjes nga ai të emrit të dytë për Gjykatën Kushtetuese për listën e dytë që i ka shkuar atij, me arsyetimin që në bazë të Kushtetutes, radha i takon Kuvendit të zgjedhë plotësimin e vendit të dytë dhe pastaj përsëri presidentit për të zgjedhur anëtarin e tretë.
CNA.al edhe më parë ka parashikuar përplasjet, për shkak të faktit se të gjitha listat e kandidaturave për secilin nga vendet vakante janë pothuajse identike.
Ekspertët e nivelit të lartë, midis shumë gjërash të tjera, nuk paskan parashikuar as sesi do të behet përzgjedhja në rastet kur listat janë identike. Formulat zhbllokuese të ekspertëve, rezulton në fakt se nuk kishin parashikuar zgjidhje të asnjë prej situatave reale zhbllokuese, që po pasojnë njëra-tjetrën. Ligji i ekspertëve të nivelit të lartë p.sh, thotë që nëse institucionet përzgjedhese nuk ushtrojnë të drejten e tyre, i pari i listës përzgjidhet automatikisht.
Nëse sot për shembull, (por edhe nesër sa kohë që Shqipëria është vend ku historia përsëritet), as Kuvendi, as Presidenti nuk do e ushtronte të drejtën për të zgjedhur një nga tre emrat e listave. Atëherë me ligjin e ekspertëve ?shumë të lartë? dhe të Fatmir Xhafës, po aq të lartë, Arta Vorpsi do emërohej 3 herë për tre karrige të Gjykatës Kushtetuese.
Kushtetuta nuk është akt që zbatohet duke u interpetuar sa herë e lexon. Është akt që zbatohet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Dhe Presidenti Meta këtë ka bërë kësaj rradhe. Po zbaton Kushtetutën në mënyrë të drejtpërdrejtë. Me një arsyetim perfekt kushtetues, kësaj rradhe fitues edhe për shkak të faktit se dora që e ka shkruar tekstin është ajo e një kandidateje për anëtare të Gjykatës kushtetuese, Presidenti përcjell vullnetin e tij për të pritur radhën në zbatimin e drejtpërdrejtë të Kushtetutës.
Nëse studion listat e kandidaturave, vë re që tek lista në pritje që i la shkuar Presidentit Meta, emri i katërt në listë është ai i Marsida Xhaferllarit.
E radhitur e pandarë nga kandidaturat e tjera dhe kjo e bërë me bashkëpunimin aktiv të pakten të kryetarit të KED, ekspertit tjetër shumë shumë të lartë, Ardian Dvoranit!
Ligji thotë që përzgjedhja bëhet midis tre emrave të kualifikuar si të parët.
Shkresat e Ardian Dvoranit nuk i kanë vënë me vete tre emrat nga të cilët mund të bëhet përzgjedhja sipas Kushtetutës.
Pastaj po të kishte qejf për të shuar kuriozitetin e presidentit dhe të shqiptarëve mund të kishte listuar edhe emrat/emrin e kandidatëve të tjerë që plotësonin sidoqoftë kriteret. Kandidatet e tjerë që sidoqoftë plotesojnë kriteret, nuk paraqesin interes për ligjin. Ligjvënësi ka thënë: organi i emertesës duhet të zgjedhë midis tre të parëve dhe nëse organi i emërtesës nuk vepron, i pari del automatikisht.
KED me dorën e Dvoranit ose Dvorani me siglen e KED, në listën ku është emri i Marsida Xhaferllarit i ka reshtuar në të njejtën listë (1,2,3,4). Pra KED i ka çuar në zarf presidentit një listë në të cilën duket sikur ai mund të zgjedhë midis 4 emrave dhe jo midis 3 të parëve.
Meta po pret që Kuvendi të zgjedhë një emër nga lista tjetër (identike me 3 emrat e parë ku Marsida Xhaferllari është e katërta), që pastaj Marsida Xhaferllari mos jetë e katërta, por e treta.
Kjo do të thotë që 30 minunat pasi Kuvendi të zgjedhë emrin, presidenti do nxjerrë dekret për përzgjedhjen e Marsida Xhaferllarit me arsyetimin që tani lista e tij ka tre dhe jo katër emra.
Pastaj pjesa tjeter e procedurës është e sigurtë që është në dorën e Presidentit Meta.
Anëtaret e Gjykatës Kushtetuese marrin detyren, pasi bëjnë betimin tek Presidenti.
Dhe këtë praktikë kushtetuese Presidenti e lexoi, kolaudoi dhe e shkroi në Dekret me Besnik Muçin. Per kaq i duhej Besnik Muçi, sepse sot zoti Muçi me shumë gjasë do të shkarkohet nga KPA.
Presidenti do pranojë t?u bëjë proçedurat e betimit, vetëm kandidaturës që do zgjidhet nga Kuvendi dhe Marsida Xhaferllarit, që do dekretohet nga ai 30 minuta pasi Kuvendi të “përzgjedhë” si sovran. Edhe Fatmir Xhafaj do votojë për më të mirën nga tre kandidaturat.
Në fakt pas një beshtje të gjatë, që prej një jave që kur është hapur pazari për tre nga emrat, është bërë shumë aktiv duke “testuar” votën e vet.
Në çdo rast, Marsida Xhaferllari dhe kandidatura e zgjedhur nga Kuvendi do marrin detyrën pas betimit…
Meta sinjalin për atë që po pergatiste e dha që në momentin që zgjodhi Besnik Muçin tha: “e zgjodha si mashkullin e vetëm të listës”. Tani loja është mes grave. Kuota e burrave nuk respektohet dot!
E vetmja pyetje që kemi ne mbetet për KED:
Pse KED i rreshtoi gjithë kandidaturat dhe nuk identifikoi cilat ishin tre kandidaturat midis të cilave organet e emertesës mund të bënin perzgjedhjen?
M(arsida)ETA ka të drejtë të tallet kësaj rradhe…
Sa kohe që as ekspertët e nivelit të lartë, as Fatmir Xhafaj nuk shpjegon që zgjidhja është aty. Në leximin dhe zbatimin e drejtpërdrejtë të dispozitave kushtetuese. Atje e kanë zgjidhjen. Duhet vetëm të pranojnë, që ose janë të trashëe, ose po bëjnë lojë të përbashkët. Dhe nga kjo lojë rezultati është barazim: nga dy anëtare të rinj të Gjykates Kushtetuese, pas datës 15 Nëntor një do jetë nga mazhoranca dhe një nga opozita.
Shqiptarët do gëzojnë ndërkohë që Gjykata Kushtetuese filloi të plotësohet./ CNA.al
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka re...
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar rastin e mbylljes...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha prej gati dy javës...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur mbi operacioni...
Zv. Kryeministri Erion Braçe ka komentuar deklaratat e kreut...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një konferencë për sh...
Kanë vijuar debatet mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ...
Analisti Mark Marku ka ironizuar shown e ministrit të Brends...
“Për mua, sistemi i drejtesise është viktima në këtë histori...
“Krimi në Shqipëri është një ekskluzivitet i Rilindjes”, kës...
Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi është përplasur ashpër me ish d...
Në emisionin “Open” të mbrëmjes së sotme, ish kryetari i Ale...
Ish nënkryetari i Komunitetit Mysliman shqiptar, Ermir Gjini...
Ish kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, në një lidh...
Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër aferë korruptive ...
Ilir Meta është ndoshta skraparlliu i dytë pas Sejfulla Myft...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas intervistës së ...
Kryeministri italian Giuseppe Conte ka reaguar pas shpëtimit...
Raportuesit për Shqipërinë në Këshillin e Europës , Andrej H...
“Paradë e krimit komunist”, kështu e ka cilësuar kreu i Shoq...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...