web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si po manipulohet dosja e Bashës në prokurori për opinionin publik

8 Nëntor 2019, 15:45, Politikë CNA

Dje dy prokurorë të Tiranës kanë çuar mbylljen e hetimeve ne gjykate për kreun e Republikës së Re, Lulzim Basha, ish sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani dhe ish shefin e financave Ilir Dervishi.

Të tre personat të akuzuar për pastrim parash dhe falsifikim të vulave.
Në finale prokurorët i kanë kërkuar gjykatës që i gjithë kallzimi ndaj këtyre tre personave të kalonte vetëm në një pikë. Atë të falsifikimit të vulave, por çuditërisht në rreshta lexon se e ka pranuar Lulzim Basha se janë paguar 500 mijë dollarë për llogari të PD-së në SHBA, para të cilat janë të vërtetuara nga Nik Muzini, janë të nxjerra publike nga departamenti i Drejtësisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por burimi i tyre janë disa kompani ruse offshore, pra nuk dihen të ardhurat, keto prokuroret si quajne.

Pse dhe si lidhet Basha me këto para që janë paguar për lobimet e tij. Pra dikujt i ka lindur në zemër të pagujë disa qindra mijë dollare dhe këto në Shqipëri nuk hetohen?

Dy prokurorët e çështjeve Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha kanë firmosur për ta çuar gjykate dosjen, ndoshta këta zotërinj janë takuar edhe me ndonjë personazh specifik në PD, por ajo që është e rëndësishme është fakti që Lulzim Basha ka pranuar publikisht që 500 mijë dollarët janë paguar dhe prokuroret nik thelluan hetimet.

Në fillim ka thënë që ka qenë donacion pastaj ka thënë që janë paguar nga mbledhja e fundraising e kështu me radhë por asnjëherë nuk ka dalë e vërteta.

Prokurorët çojnë falsifikim vulash, pra deklarimet e dokumentave të fallsifikuara nga zyrtarë të Republikës së Re dhe askush nuk heton 500 mijë dollarët e pranuar publikisht nga Basha se i ka paguar. Megjithse tek dokumentat e lobimit ska asnje vule, vetem firma e Lulit.

Këtë herë sërish kërkohet me procedura me stile prokurorësh që Luli të nxirret i pafajëshm dhe 500 mije dollarët të ngelen jetimë.

Offshortët rusë të ngelen jetimë, lobimi në SHBA të ngelet jetim. Një krim i kryer i provuar dhe i vërtetuar i raportuar edhe në Departamentin Amerikan të Drejtësisë së prokurorët tanë ?qorra? nuk e shohin dhe nuk e hetojnë./CNA.al





Lajmet e fundit nga