web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha në gjyq për pastrim parash dhe falsifikim/ Vjen reagimi i parë nga qeveria

8 Nëntor 2019, 15:18, Politikë CNA

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar për marrjen si i pandehur të kreut të PD Lulzim Basha për pastrim parash dhe falsifikim.

Spiropali shprehet se institucionet duhet të bëjnë detyrën dhe basha të bëjë detyrën si lider i opozitës.

“Ne nuk kemi ndër mend të bëjmë atë që bën Lulzim Basha përditë të dalë të hedhë akuza. Kjo e minon politikën. Ne nuk e bëjmë këtë dhe nuk e kemi bërë edhe pse faktet janë kokëforte. Është një hetim goxha i gjatë. Në dijeninë time akuzat janë për pastrim para. Por ne nuk kemi prokuror dhe as gjykatës. Por le të bëjnë institucionet detyrën dhe ai të bëjnë detyrën, të bëjë liderin e opozitës të vijë me alternativë dhe t’i lërë gjyqet publike. Por duhet të provojë pafajësinë e tij. Është hipokrizi të flasësh publikisht për njerëz të tjerë që nuk kanë as çështje në prokurori kur vetë je strehuar nga hetimet dhe çështjet konkrete penale. Prokuroria e ka shpallur të pandehur duhet të shkojë në gjykatë. Për ne të gjithë njerëzit që nuk janë provuar rë fajshëm janë të pafajshëm. Ka një problem moral. Duhet të përgjigjet. Ne nuk jemi nga ata që e copëtojmë publikisht tjetrin pa u marrë vendimi, ama kërkojmë një sistem hetimi të pandikuar. Nuk është hera e parë që Lulzim Basha përballet me akuza të tilla të cilat më herët janë mbyllur për procedurë. Nuk dua të spekuloj mbi vizitat. Diplomati dixhital i di të gjitha. Ne nuk duam ta konkurojmë. Dosja nuk ka nisur nga prokuroria jonë por në SHBA”, u shpreh Spiropali në emisionin 45 Minuta në Report Tv.





Lajmet e fundit nga