Connect with Us

Video-Të preferuarit e KLP dhe të përjashtuarit nga SPAK-u/ Njihuni me prokurorët antikorrupsion

Aktualitet

Video-Të preferuarit e KLP dhe të përjashtuarit nga SPAK-u/ Njihuni me prokurorët antikorrupsion

Publikuar

-

Këshilli i lartë i Prokurorisë, ka bërë përzgjedhjen e tij në lidhje me ekipin e SPAK-ut.

Të preferuarit e KLP, të paktën siç thonë ata, janë 15 prokurorët, Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Arben Kraja, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho, Enkeleda Millonai, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Ndini Tavani, Behar Dibra, Anita Jella dhe Besnik Muçi.

KLP, dje pasdite ka vendosur të bëjë publike edhe intervistat e 22 kandidatëve për SPAK nëpërmjet videove.

Dhe opinioni publik, le të vlerësoje gjendjen skandaloze të disa kandidatëve, por ka edhe nga ata që janë të mirë për të reklamuar veten.

Ka nga ata kandidatë që harrojnë se çfarë kanë studiuar, por ajo që bie në sy ëhtë se të gjithë janë të shqetësuar për sistemin aktual të drejtësisë, por se pse kanë heshtur deri më tani nuk dihet.

Nga mënyra se si flasin duket sikur e kanë zhdukur nga rrënjët krimin e organizuar dhe korrupsionin që në realitet është e kundërta.

CNA.al do të publikojë intervistat me video të të gjithë kandidatëve, si ata që janë të preferuarit e KLP-së, apo dhe të tjerë që për arsye politike, paaftësie, mos preferimi dhe të tjera nuk janë përzgjedhur.

Intervistat e kandidatëve

Elisabeta Imeraj, e cila është përzgjedhur për të qenë pjesë e KLP, ndërsa ka folur për karrierën e saj është ndaluar tek puna në Shkodër, tek Krimet e Rënda por edhe tek drejtimi i Prokurorisë së Tiranës.

Imeraj ka folur si në një ore leksionesh me studentët, ku nuk kanë munguar figurat letrare.

“Në ditët e sotme, korrupsioni dhe format e reja të krimit të organizuar përbëjnë pjesën më të rrezikshme, me të cilën ne duhet të reagojmë me anë të krijimit të një strukture të Posaçme siç është ajo Antikorrupsion. Në punën time të përditshme jam munduar të jem e guximshme. Kam mësuar se kurajo do të thotë të dish të përcaktosh se nga çfarë nuk duhet të kesh frikë. Po zbatove të drejtën nuk mund dhe nuk duhet të kesh frikë.

Anita Jella, edhe kjo e përzgjedhur për në SPAK, prej 18 vitesh është prokurore.

Jella ka bërë nje rezume të  punës saj nga vitit 2003 deri në vitin 2018

“Kam shprehur interesin për të qenë pjesë e SPAK, pasi e kam ndjerë si një detyrim ndaj vetes, detyrim që duhet të ndjej çdo prokuror që përmbush kushtet formale”, ka thënë ajo.

Besnik Muçi, është i përzgjedhur për në SPAK, edhe pse nuk ka kaluar ende Vettingun.

Pasi i ka thënë tre herë faleminderit kreut të KLP Gent Ibrahimit, ka nxituar të flasë gjysma-gjysma.

“Është shumë… ju e keni letrën time të motivimit, për të qenë i sinqertë kam shkruar  mënjeherë dhe ato që kam shkruar nuk i kam ripunuar më sepse kam zgjedhur atë që kam ndjerë. Shpesh kam qenë pjesë e debtave mediatike dhe në njëfarë mënyrë njeriu pas një karrierë të tillë profesionale fillon dhe ndjen e kupton nëse është apo jo i plotësuar profesionalisht në qëllimin e jetës së vet edhe nga pamja filozofike”, ka folur Muçi si Sanço Panço tek Don Kishoti.

Prokurori Behar Dibra, i përzgjedhur për të qenë pjesë e SPAK, është  treguar i shkurtër në prezantimin e tij, pa i bërë shumë reklamë vetes.

Ai ka folur vetëm për motivet që e kanë shtyrë për të aplikuar në SPAK.

Doloreza Musabelliu e përzgjedhura për SPAK që nga tetori i vitit 2004 punon tek Krimet e Rënda.

Ajo ka treguar mënyrën se si ka hetuar Prokuroria për Krime të Rënda.

“Unë kam besim të plotë tek organet e reja të drejtësisë që janë produkt i reformës në drejtësi, sidomos mënyra se ligji ka parashikuar mënyrën e krijimit të SPAK-ut”, ka thënë ajo para KLP.

Drejtuesja e komanduar e Krimeve të Rënda Donika Prela është lënë jashtë SPAK-ut, ka thënë se ka përballuar me sukses procedime të ndryshme penale.

Ajo mendon se të dhënat që kanë të bëjnë me punën në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda e bëjnë të përshtatshme për të qenë pjesë e SPAK.

Prela ka harruar grabitjen e Prokurorisë së Durrësit dhe skandalin me Shullazin tek Krimet e Rënda dhe mbi të gjitha ka harruar se nuk e ka kaluar ende Vettingun.

Edhe prokurori Altin Dumani është përzgjedhur për në SPAK.

Para KLP ai ka treguar “heroizmat” që ka bërë në Tropojë.

“Modestia” e tij ka arritur maksimumin kur ka thënë se ka ngritur Prokurorinë e Tropojes, pasi sipas tij kontrolli i territorit atje ishte jashtë dorës së shtetit/

“Në vitin 2000 është sulmuar godina e prokurorisë, pasi disa ditë më parë kishim arritur të arrestonim disa eksoponentë të krimit në Tropojë” ka treguar një nga heroizmat e tij Dumani.

Arben Kraja i përzgjedhuri i radhës nga KLP, ka  harruar se çfarë ka studiuar.

Madje, ai e ka nisur intervistën si për të thënë një gjë sa për të kaluar radhën, pasi përzgjedhjen e kishte të sigurtë.

“Më duhet ti hap tëmikrofonat? Se kisha provuar me dy ndonjëherë…,”, është shprehur Kraja, duke shkrirë kështu së qeshuri të pranishmit

Goxha paraqitje për një prokuror të SPAK-ut

Ai gjatë gjithë kohës ka folur sikur e dinte që ishte i përzgjedhur.

“Megjithëse ne njihemi me njëri tjetrin, por unë një prezantim të shkurtër do ta bëj për veten, shumë shkurt, nuk do ju lodh shumë”, ka thënë ai.

Anton Martini, është përzgjedhur për të qenë pjesë e SPAK, ka bërë një rezume të karrierës së tij.

Më tej ai ka folur me hetimet në lidhjen me bandën e Durrësit.

Prokurori Dritan Prençi ka mbetuar jashtë SPAK-ut, pavarëisht se është munduar shumë t’i bëjë reklamë vetes. por ka dështuar.

Edhe Prençi është ndalur tek koha kur punuar në Tropojë.

Ai ka treguar për mënyrën si ka bërë hetimet se ka shkruar në majë të malit Shkëlzenit kur ka ndodhur një ngjarje.

Edvin Kondili, është i përzgjedhur për të qenë pjesë e SPAK-ut.

Ai ka folur për rastet që ka hetuar aq sa është bërë për ujë të ftohtë.

Se çfarë e ka motivuar që të kandidonte për në SPAK,  nuk i ka dhënë shumë rëndësi. Por, sipas tij kjo eksperiencë që ka tek Krimet e  Rënda e motivon për të qenë pjesë e SPAK.

Prokurorja Elida Kaçkini, e cila sot ka kaluar shkallën e parë të Vettingut është përzgjedhur për në SPAK,

E mbytur nga emocionet, ka folur për karrierën e saj.

“Për shkak te reputacionit që besoj se kam në rrethin e kolegëve… Dua që të jap kontributin tim mesa kam mundësi  të jap kontributin që Shqipëruia të ndryshojë”, ka thënë ajo.

Prokurori Ened Nakuçi, është i përzgjedhur për në SPAK.

Nakuçi është prokurori  që u la “bombën” në duar kolegëve dhe u largua me vrap nga “Shullazi”. Tashmë do ta kemi në SPAK, duke shpresuar që të mos të bëjë të njëjtën gjë si tek Krimet e Rënda.

Ai ka folur për rastin e Klement Balili, duke pretenduar se ka shënuar sukses.

Enkeleda Millonai që ndryshe njihet si prokurorja e “freskut” të korrupsionit, është përzgjedhur për në SPAK.

“Sa i përket kandidimit, fillimisht mund ta pranoj se pata një stepje në momentin kur u shpallën të hapura procedurat e kandidimit, por më pas mendova se rritja në aspektin profesional, nryshimet jaën gjithmonë të mira”, është shprehur ajo para KLP.

Prokurorja Enkeleda Xhengo, është e përzgjedhur për në SPAK.

Ajo ka treguar se ka hetuar dosje voluminoze me metoda speciale të hetimit.

Sipas saj karriera që ka, korrejktësia me kolegët e bën të përshtatshme për që të qenë pjesë e SPAK-ut.

Klodjan Braho prej 12 vitesh si prokuror është përzgjedhur për të qenë pjesë e SPAK.

Ndryshe Braho njihet edhe si prokurori i Adriatik Llallës.

“Duke parë eksperincën time dhe duke plotësuar kushtet mora vendimitn që ta aplikoj për në SPAK, pasi e shoh si zhvillim normal të karrierës time, që ka qenë e ngadaltë por pa luhatje.

Një tjetër e përzgjedhur për në SPAK, është edhe prokurorja Manjola Kajana

Ajo thotë se ka bërë hetime me paanshmëri me objektivitet dhe se ka pasur rezultate të mira pasi çuar në gjykim dhe gjyqtarë.

“Jam menduar mirë, të drejtën për të kufizuar jetën familjare”, ka thënë ndër të tjera Kajana.

Me prokurorin Ndini Tavani teknika s’ka qenë miqësore, por KLP e ka “shpërblyer”, duke e përzgjedhur për në SPAK.

Ai thotë se ka aplikuar për në SPAK edhe pse i kufizohet liria private, por se ka dashur të jap kontributin e tij.

Prokurori Vladimir Mara, i cili është lënë jashtë SPAK-ut, ka folur për çështjet që ka hetuar duke përmendur edhe emra të pandehurish.

Me sytë ulur, dhe i përgjumësh, në këto kushte ka dhënë intervistë para KLP.

Edhe prokurori Maksim Sota është lënë jashtë SPAK-ut.

“Mendova dhe e paraqita kërkesën për të qenë pjesë e SPAK. Ka qenë edhe fakti se gjatë gjithë karrierës time kam qenë shumë i predispozuar për të hetuar neëkuptimin e plotë të fjalës hetim. Asnjëherë nuk kam pasur dëshirën për të pasur një ngarkesë rutinë apo për të qenë një prokuror që ka ngarkesa ditore dhe i kthehet rutinës ditën tjetër”, ka thënë Sota.

Prokurorja Dorina Bejko, nuk është përzgjedhur për në SPAK.

Edhe prokurorja Bejko ka folur për rastet që ajo ka hetuar.

“Do të mund të preznaton vlerat më të mira të Prokurorisë shqiptare. mendoj se ky është një moment tjetër që të hedh një hap të rëndësishëm në karrierën time”, ka thënë ajo, ndërsa ka radhitur arsyet se përse kërkon të jetë pjesë e SPAK-ut./CNA.al

Milionerë, gjobaxhinj dhe vegla të politikës/ Pazaret që ngritën SPAK-un

Video-Plas në Prokurori/ Besim Hajdarmataj paralajmëron Arta Markun

 

 

 

 

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Ish ministri i Ramës në krah të PD–së/ KLP e KLGJ në duart e sigurimsave dhe të dënuarve

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Sot zgjedhjet për KLP/ Emrat e kandidatëve   

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: