Connect with Us

Video-Plas në Prokurori/ Besim Hajdarmataj paralajmëron Arta Markun

Aktualitet

Video-Plas në Prokurori/ Besim Hajdarmataj paralajmëron Arta Markun

Publikuar

-

Prokuroria, institucioni i cili është i thirrur për të luftuar krimin dhe korrupsionin është shndërruar në një fushë beteje brenda llojit.

Lufta me Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku dhe ish kreut të Prokurorisë për Krime të Rënda Besim Hajdarmataj, sa vjen dhe bëhet më e ashpër.

Nga zyrat e Prokurorisë ajo është zhvendosur tashmë dhe me deklarata në distancë në media.

Gjatë analizës një vjeçare të Prokurorisë së Krimeve të Rënda u raportua për një debat të ashpër mes dyshes Marku-Hajdarmatajn në lidhje me dosjen numër 339.

Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, mësohet se i është drejtuar Markut, duke i thënë se dosjen me numër 339 e ka pasur ai në hetim, por me vendim të saj, i është hequr kjo çështje për ta hetuar.

Duket se Markut ende nuk i ka kaluar inati i debatit dhe para pak ditësh në emisionin Open, ajo bëri Hajdarmatajn përgjegjës për bllokimin e dosjes 339.

“Unë kam kërkuar informacion për të dyja këto dosje (339 dhe 339/1)  që ju përmendet se si qëndron e vërtat për to, kur kanë filluar, pse nuk përfudojnë. Dhe kam marrë informacion që këto dosje janë mbajtur për një kohë të gjatë vetëm me veprimin hetimor të përgjimit. Pra, janë bërë përgjime bisedash pa fund dhe asnjëra prej tyre nuk është zbardhur në letër. Në momentin që prokurori që kishte këto çështje u caktua përkohësisht në një prokurori tjetër, që ishte komplet një rastësi, dorëzoi dosjet dhe prokurorët që i morën konstatuan se kishte një numër shumë të madh disqesh që ishin të patranskriptuara. Vetëm për dosjen 339 kishte rreth 700 disqe regjistrimi (CD) të patrasnkriptuara”, ka thënë Marku.

Sipas saj në këto rrethana, nga drejtuesja e Porkurorisë për Krime të Rënda. Donika Prela janë marrë që të gjithë oficerët e policisë gjyqësore të krimeve të rënda të jenë në dispozicion të këtyre dy çështjeve.

E pyetur nëse prokurori i çështjes, që në fakt është Besim Hajdarmataj, i ka zvarritur qëllimshëm hetimet, Marku ka thënë:

“Unë mendoj se kjo dosje nuk është lënë të zvarritet krejt rastësisht. Ky është një mendim i imi që lidhet me disa fakte që janë konstatuar. Mendoj se është mbajtur qëllimisht, pasi nuk ka pasur asnjë veprim tjetër të kryer përveç përgjimeve. Nuk janë shoqëruar përgjimet me veprim në kohë reale, me vëzhgime. Ka lloj-lloj metodash nëse do ta hetosh një dosje dhe të kesh sukses. Prokurori i ka qenë i ndikuar politikisht apo me ndonjë ndikim të një natyre tjetër nuk di që ta them”, është shprehur Marku.

CNA.al ka komunikuar me prokurorin Besim Hajdarmataj, i cili ka paralajmëruar se së shpejti do të dalë me një reagim për këto akuza të Markut.

“Nëse i bie që unë i kisha zvarritur, i mbaja në sirtar, çfarë mungon sot për ti hetuar këto çështje.  Këto janë çështje që duan një vullnet goxha të fortë sepse nuk janë çështje dosido. Gjithsesi do e kem një reagim pasi të shoh me vëmendje. Vetëm diçka nuk do ta lejoj që të hidhet baltë mbi karrierën time profesionale, mbi personin tim unë nuk do të lejoj me çdo lloj kostoje nuk më intereson fare”, ka thënë prerazi Hajdarmataj.

Më poshtë po sjellim videon, ku Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku akuzon prokurorin Besim Hajdarmataj, për zvarritje të qëllimshme të hetimeve në lidhje me dosjen 339./CNA.al

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE