web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtësia amerikane sjell prova të reja/ Shtohen telashet për mikun e Lulzim Bashës

13 Korrik 2019, 10:08, Aktualitet CNA

Disa ditë më parë, prestigjozja amerikane ?New York Times?, publikoi një shkrim, sipas të cilit ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, Michael Flynn, kishte ndryshuar dëshminë dhe tashmë ai do të përballet me gjykatën.

Flyn akuzohet për bashkëpunim me dy biznesmenë turq, për të lobuar kundër klerikut Fetullah Gylen, udhëheqësin e një grupi fetar që qeveria turke e akuzon për organizimin e një grushti shteti në vitin 2016.

Por, tashmë është e ahvalnews.com, shkruan se prokurorët amerikanë kanë kopsitur dosjen me të tjera detaje.

Sipas kësaj media, dosja e përgatitur nga prokurorët e SHBA-së për gjyqin e ardhshëm të Bijan Rafiekian, i njohur si një biznesmen i akuzuar për lobim të paligjshëm për Turqinë, përfshin e-mailet midis Rafiekianit, partnerit të tij të biznesit dhe ish këshilltarit të sigurimit kombëtar të presidentit Donald Trump, Michael Flynn dhe biznesmenit turk Ekim Alptekin , si dhe fotot e zyrtarëve turq.

Prokurorët e SHBA tashmë do ta thërrasin Flynn, jo si një dëshmitar në gjyq, por si bashkë-komplotist, sipas raportimit te agjensisë se lajmeve Reuters diten e martë.

Flynn pranoi në vitin 2017 se kompania e tij kishte marrë pagesa nga qeveria turke për të avancuar interesat e Ankarasë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Diten e premte, ne një thirrje gjyqësore lidhur me gjyqin, i cili do të fillojë më 15 korrik, zbuloi se autoritetet e SHBA kanë marrë informacion sipas të cilit Flynn ishte i përfshirë në nje punë të fshehtë dhe të panjohur për qeverinë turke, raporton CNN.

Materialet e prokurorëve të SHBA-së përfshijnë e-maile të ndryshme elektronike të Flynn, Rafiekian dhe Alptekin, përfshirë ato që lidhen me informatat mbi Gylen.

Fotografitë e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ministri i jashtëm Mevlüt Çavusoglu dhe ish-kryeministri Binali Yildirim janë gjithashtu në listën e prokurorëve të SHBA.

Po ashtu, në materiale përfshihen edhe fatura të firmës hollandeze të Alptekin, Inovo BV, e cila nënshkroi një kontratë prej 600,000 $ në gusht 2016 me Flynn Intel Group, për të ngritur një fushatë të marrëdhënieve me publikun dhe lobimin kundër Gylenit.

Pra, mesa duket drejtësia amerikane, po shtrëngon lakun edhe për Ekim Aplptekin, miku i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lidhjen me biznesmenin turk Alptekin, Lulzim Basha e ka pranuar edhe vetë në një studio televizive. Për më tepër, sikurse shikohet dhe në foton e mësipërme, Lulzim Basha është kumbar në martesën e Alptekin./ CNA.al

Flyn ndryshon dëshminë/ Ngushtohet “laku” për mikun e Lulzim Bashës?

Arrestohet në SHBA biznesmeni turk afër Lulzim Bashës

Dokumenti/ 6 akuzat e Gjykatës Federale dhe FBI mbi mikun e Bashës

Mediat amerikane raportojnë skandalin/ Miku i Bashës nën akuzë nga Gjykata Federale

Ekskluzive-Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe lidhjet e Bashës/ FBI i arreston miqtë





Lajmet e fundit nga