Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Presidenti i vendit Ilir Meta, një ndër njerëzit më të akuzuar në Shqipëri, për një mijë e një bëma dhe gjëma, sot nga opozita po na shitet si ?heroi i mbrojtjes së demokracisë?.
Që nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sekretari i tij Gazment Bardhi apo dhe të tjerë që i rrinë nga pas, kanë nxituar të quajnë Metën si ?garant i Kushtetutës?, pasi ky i fundit nxori një dekret, që shfuqizonte 30 qershorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.
Meta në 8 qershor shfuqizoi 30 qershorin, me pretendimin se do shmangte një përplasje të mundshme civile, por fakti është se Presidenti i hodhi benzinë zjarrit, gjë e cila u pa në tensionet që ndodhen në disa KZAZ në bashkitë që drejtoheshin nga opozita. Në fakt situata dukej tepër e tensionuar, dhe duket se ishte ndërhyrja e ndërkombëtarëve, që e shmangu përplasjen civile, dhe jo presidenti Ilir Meta.
Por, përtej kësaj ai që duket se e ka ?lënë kujtesa?, është kreu i Republikës së re, Lulzim Basha. Ai që dikur shante dhe akuzonte Ilir Metën, më vonë mori në ?gji? partinë e tij, LSI-në dhe sot po e cilëson Presidentin si ?hero?.
Por, le të kthehemi pas në kohë, disa vite më parë.
Kujtojmë këtu vitin 2015, kur LSI qeveriste në pushtet me Edi Ramën, Ilir Meta ishte kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Basha kërkonte me këmbëngulje dorëheqjen e Ilir Metës, duke e akuzuar për rrjedhjen e informacionit nga dëshmia e Durim Bamit në Prokurori.
?Dorëheqja e Ilir Metës, ndjekja prej tij e procesit të hetimit nga karrikja e një deputeti të thjeshtë, është një parakusht për një hetim të drejtë dhe objektiv të skandalit, të pandikuar nga politika dhe faktorët kriminalë të përfshirë në këtë skandal të paprecedentë.?, -deklaronte në atë kohë Basha.
Një tjetër rast, ku Basha nuk është kursyer ndaj Ilir Metës, është edhe në lidhje me arrestimin e Tom Doshit. Në atë kohë, Lulzim Basha deklaronte se arrestimi është ?Larje hesapesh mes Ramës, Metës, Tahirit, Doshit e Frrokut?.
Në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike, në 20 mars 2015, Basha tha se me Metën në krye të Kuvendit, e vërteta rreth historisë së atentatit që pretendon Doshi, nuk do të mësohet kurrë.
Gjithashtu ai deklaroi se protestat e opozitës do të vijojnë dhe se kërkesa për dorëheqjen e Metës do të jetë sërish kauzë e tyre.
Po në vitin 2015, në media shpërtheu i ashtuquajturi ?skandali CEZ?, ku Ilir Meta akuzohej se kishte marrë ryshfet nga Debt International Advisory, DIA, një kompani mbledhje borxhi që ka hedhur në gjyq OSHEE-në në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë, duke kërkuar 130 milionë euro.
Sërish, kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Parlamentit Ilir Meta.
Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së, Basha tha se ?Meta duhet të lërë postin dhe të hetohet si qytetar i thjeshtë, sepse hetimi mund të zbulojë skemën më të madhe të korrupsionit në Shqipëri?.
?Firma u krijua për të mbledhur borxhet e CEZ-it, ndaj duhet të nisë hetimi ndaj Ilir Metës. Avokatët e qeverisë kanë zbuluar se miku i Metës ka përfituar miliona euro. Firma ka përfituar miliona euro dhe i ndante me Ilir Metën. Ky është një mashtrim dhe një korrupsion i pastër?.-theksonte në atë kohë Basha.
Gjatë fushatës zgjedhore për lokalet e 2015-së, Vora ishte shndërruar në një nga vatrat më të nxheta të përplasjes mes PD dhe LSI.
Gjatë një tubimi elektoral në Vorë, Basha ka sulmuar ashpër Ilir Metën, i cili sipas tij kërkonte ta shndërronte Vorën në çifligun e tij.
?E do patjetër, e do që të jetë këtu dy herë në ditë kur të ikë nga Gjiri i Lalzit dhe kur të vijë nga Gjiri i Lalzit. Po Vora nuk është kafeneja e Ilir Metës. Vora nuk është kavalishenca e Ilir Metës. Askush nuk ka të drejtë të vendosë me dhunën e krimit dhe krimin e dhunshëm?, ka deklaruar Basha nga Vora.
Më vonë në vitin 2016, kreu i PD e quante Ilir Metën shkelës serial të Kushtetutës.
?Nuk kam kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës si kryetar i Kuvendit. Kam kërkuar dhe kërkoj dorëheqjen për akuzat që janë bërë në kohën kur ishte zv. Ministër i Jashtëm si personi që qëndron prapa kompanisë DIA dhe këto akuza si kam bërë unë por avokatët e qeverisë?, ka deklaruar Basha para mediave në vitin 2016.
Po ashtu edhe gjatë hapjes së fushatës elektorale në Kukës, Basha, ka vazhduar retorikën e tij akuzuese ndaj Metës, duke i përmendur videon e disa ditëve më parë, ku Meta i binte daulleve së bashku me Luan Ramën. Kreu i opozitës gjithashtu deklaroi se Meta mund t?i bjerë sa do të dojë daulles, por për SH.P.K.-në e tij nuk ka për të pasur më shi. “Le t?i bjerë sa të dojë Ilir Meta daulleve, s?ka për të pasur më shi për tokat e SHPK-së. Tokat e SHPK-së s?kanë për të pasur më shiun e pushtetit, kështu që le t?i bjerë sa të dojë daulleve?, është shprehur Basha.
Në prill të vitit 2017, Lulzim Basha doli kundër kandidaturës së Ilir Metës, si presidenti i ri i Republikës.
Teksa ishte i ftuar në emisionin ?Opinion?, Basha ka deklaruar se ftesa e qeverisë për dialog dhe bashkëpunim për një president konsensual ka qenë e pasinqertë.
?Meta nuk ka asnjë lidhje me çadrën e opozitës. Ai ka mbajtur disa qëndrime për interesat e tij dhe i ka artikuluar disa argumente në interesa të qytetarëve. Loja në parlament është lugë e pagëlltishme. Ruci u ngarkua që të bënte rolin e kukullës?, tha Basha.
Ndërkohë, në maj të vitit 2017, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit, Lulzim Basha filloi sulmet dhe akuzat kundër LSI-së dhe Ilir Metës.
Në maj të vitit 2017, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka lëshuar një paralajmërim të fortë për ish-kreun e LSI-së, Ilir Meta.
?Merre me qetësi dhe dashuri, mos e shkel etikën se je president i zgjedhur, edhe pse me pazar, lere Petritin ta marrë faturën e falimentimit të SHPK, matrapazllëqet nuk kanë vend në Republikën e re?.-i është drejtuar Basha-Metës./ CNA.al
Ilir Meta ?hero? apo ?zhvatës??/ Një rifreskim kujtese për Lulzim Bashën
Dje në një mbledhje që ka zhvilluar, kreu i Partisë Demokrat...
Policia ka finalizuar sot operacionin “Transaksioni” dhe ka ...
Në vitin 2007, një serial i quajtur “La Casa de Papel” i kri...
Mos shkoni në Gjirokastër. Gjithsesi, kurrë më parë nuk keni...
Gazetarja Eni Vasili ka qenë në ‘gojët’ e mediave kohët e fu...
Pak ditë më parë disa foto nga dalja e parë publike e Archie...
Vjedhjet e këngëve nga artistët e tjerë po shtohen shumë koh...
Së fundmi një event gala i organizuar nga pallati mbretëror ...
Disa herë është spekuluar se këngëtari i famshëm është martu...
Disa muaj më parë këngëtari i famshëm i R&B, R.Kelly ose Rob...
Ajo është shumë aktive në llogarinë e saj në Instagram, ku p...
Duket se për disa njerëz diferenca në moshë nuk ka rëndësi d...
Ekzistojnë disa metoda të ndryshme për zhdukjen e rrudhave t...
Policia arrestoi sot dy vëllezër ndërsa një tjetër është shp...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është takuar sot me ish-kryemini...
Në gjysmën e dytë të 2019 do të ndodhin ndryshime të rëndësi...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka publikuar dokumentet...
Vetëm për shkak se ju duhet të merreni me përgjegjësitë e za...
“Qeveria e re greke larg aventurave majtisto-populiste”/ Tri...
Një aksident rrugor ka ndodhur pak pas mesnatës së mbrëmshme...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...