Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Dje në një mbledhje që ka zhvilluar, kreu i Partisë Demokratike me strukturat e tij drejtuese, më në fund ka pranuar atë që CNA.al ka prej gjashtë vitesh që e përsërit dhe e thotë sistematikisht.
Pra, shkatërrimin dhe shpartallimin e strukturave në bazë dhe mosfuknsionimin e Partisë Demokratike në degët e saj, por gjithçka fillon nga keqmenaxhimi, përplasjet dhe intrigat që zhvillohen në qendër.
Prej shumë kohësh, CNA.al ka raportuar se nuk janë zhvilluar analiza, në degë nuk zhvillohen zgjedhje, por ato janë thjeshtë fictive. Mbushen procesverbalet. Kur bëhet zgjedhje e kryetarit falsifikohet rezultati, e të tjera si këto.
Gjithçka në një proçes të gënjeshtërt, të përsëritur, e cila vazhdon pa ndalur.
Dhe tashmë, kur PD ka pesë muaj që ka djegur mandatet, janë bërë dhjetë protesta kombëtare, ka pasur përplasje me molotov me policinë, kur ka pasur me qindra të arrestuar dhe një betejë frontale të opozitës, Lulzim Basha thotë se PD-ja nuk është gati për zgjedhje të parakoshme.
Më në fund, ai është i vetëdijshëm që strukturat e tij nuk funskionojnë. Baza e partisë është e shpartalluar. Dhe ndoshta Partia Demokratike, është e vetmja opozitë në botë, që pasi lufton gjashtë muaj për të rrëzuar qeverinë dhe për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme, kryetari i saj del dhe thotë se nuk është gati për të hyrë në zgjedhje dhe jo për shkak të shit-blerjes së votës. Jo sepse ka hallin se zgjedhjet nuk do jenë të lira dhe të ndershme.
Por, Lulzim Basha ka vetëm një frikë, frikën e humbjes. Pasi ai gjithçka në pushtetin e tij e ka marrë në tavolinë. Asnjëherë nuk ka garuar dhe nuk ka fituar.
Më poshtë po sjellim disa detaje, për ata që përmendin argumenta të kundërta.
Së pari, ai kur është zgjedhur kryetar i Bashkisë së Tiranës, humbi. Por, pastaj fitoi në tavolinë, pasi KQZ rinumëroi votat, me ndërhyrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në zgjedhjet e 2013-ës, drejtoi qarkun e Tiranës gjatë fushatës, dhe humbi. PD mezi mori 11 mandate. Një katastrofë elektorale e papërsëritshme, ndërkohë që drejtuesi i fushatës për Tiranën ishte vetë Lulzim Basha.
Shkojmë më tej, në 2013, në garë me të ndjerin Sokol Olldashi. Sërish humbi, por u desh ndërhyrja e ish-kryeministrit Sali Berisha dhjetë ditët e fundit dhe një alarm, kur në fakt Olldashi më në fund e kuptoi se po kandidonte me Sali Berishën dhe jo me Lulzim Bashën. Partia Demokratike iu fal.
Shkojmë më tej në zgjedhjet vendore të 2015-ës, ku sërish regjistroi katastrofë elektorale. Sepse partia nuk funksiononte, strukturat ishin të shpartalluara, konfliktet e brendshme, përçarja dhe nxitja e tyre nga qendra, ishin shembulli më i keq që mund të jepte Partia Demokratike.
Shkojmë në vitin 2017, kur u ngujua në çadër, bëri marrëveshje me Ramën, kërkoi pushtet në tavolinë, hyri në zgjedhje dhe dështoi. Regjistroi një rezultat katastrofik. Përtej pretendimeve të tij se janë shitur apo blerë vota dhe këto mund të jenë të vërteta, por PD-ja ka regjistruar 230 mijë vota më pak. Një rezultat i frikshëm ky për opozitën.
Shifër kjo e krahasuar me vitin 2013, sepse nëse do ta krahasonim rezultatin e këtyre votave me vitet e tjera, është më poshtë se në vitin ?e zi?, në 1997.
E kështu me radhë, vijmë tani në vitin 2019. Nuk hyn në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, për të mos provuar rezultatin elektoral të PD-së, por thotë se 85% e shqiptarëve e mbështetën.
Një forcë politike që ka 85% të shqiptarëve me vete, shkon, hyn në zgjedhje dhe e rrëzon kryeministrin. Edhe sikur ai të blejë 10 apo 20% të votave, nuk i blen dot 85% të shqiptarëve.
Prandaj dhe Lulzim Basha me atë që ka thënë dje e ka pranuar se ka dështuar. E ka pranuar se struktura dhe partia nuk funksionon dhe ka probleme të brendshme, përtej asaj që ai pretendon se ka të bëjë me zgjedhjet.
Ka një parti të shpartalluar, struktura drejtuese dhe secretariat që nuk funksionojnë, ai vetë është i lodhur, shumë i lodhur dhe mbahet vetëm pas fillit të perit, duke thënë se mund ta ndjekë nga pas dikush dhe mund të ketë servile, për shkak se luan me emrin, duke thënë se nesër do të jetë kryeministër. Nga ata servile dhe batakçinj që i vijnë kujtdo nga pas.
Por, nuk mund të fitosh dot duke thënë se ?unë jam kryeministër?, sepse që Basha të fitojë nuk duhet të shkojnë pas tij vetëm oborri, por duhet ta mbështesin shqiptarët. Dhe shqiptarët mund të dalin në protestë dhe ndoshta janë të shumtë. Por, nuk shkojnë për Lulin, por shkojnë se janë kundër Ramës.
Këtë Lulzim Basha e di mjaft mirë, ai e di se nuk do ta votojnë, do ta braktisin dhe do të ketë një bojkot të madh elektoral. Ç?ka nuk e sjell dot në pushtet dhe me këto argumenta dhe fakte ai gjunjëzohet, ulet dhe deklaron publikisht për stafin e tij, për bashkëpunëtorët e tij, se PD-ja nuk fiton dot zgjedhjet e parakoshme. Nuk është gati për to.
Ky pra është kryetari i PD-së me të vërtetat e tij të cilat i fsheh shpesh, por më në fund e tradhëton vetja dhe të vërtetën e thotë me gojën e tij./ CNA.al
Basha shpartallon PD-në dhe strukturat
Luli, kronikë e një dështimi të paralajmëruar!
Basha dështon në PPE/ Asnjë fjalë për djegien e mandateve
Basha dështon/ Në PD s?ka riorganizim
Ndodh në partinë e Lulit/ Jemini numëron votat e Jeminit
Skandali/ Jemin Gjana manipulon rezultatet
Jemin Gjana çertifikon manipulimin e zgjedhjeve/ Basha fsheh listën
FAKTET- Patozi publikon videot/Si u manipuluan votat në Vlorë
Zgjedhjet e paligjshme në PD/Faktet që ?rrëzojnë? Berishën
Dokument-?Rrëzohet? urdhëri i Bashës/ Dështojnë zgjedhjet e brendshme në PD
PROCESI-VIDEO/ Ja si u falsifikuan votat në Vlorë, monitorimi prej 11 orësh
Video-Ekskluzive/Skandali-Si u manipuluan votat në Korçë për Lulzim Bashën
Policia ka finalizuar sot operacionin “Transaksioni” dhe ka ...
Në vitin 2007, një serial i quajtur “La Casa de Papel” i kri...
Mos shkoni në Gjirokastër. Gjithsesi, kurrë më parë nuk keni...
Gazetarja Eni Vasili ka qenë në ‘gojët’ e mediave kohët e fu...
Pak ditë më parë disa foto nga dalja e parë publike e Archie...
Vjedhjet e këngëve nga artistët e tjerë po shtohen shumë koh...
Së fundmi një event gala i organizuar nga pallati mbretëror ...
Disa herë është spekuluar se këngëtari i famshëm është martu...
Disa muaj më parë këngëtari i famshëm i R&B, R.Kelly ose Rob...
Ajo është shumë aktive në llogarinë e saj në Instagram, ku p...
Duket se për disa njerëz diferenca në moshë nuk ka rëndësi d...
Ekzistojnë disa metoda të ndryshme për zhdukjen e rrudhave t...
Policia arrestoi sot dy vëllezër ndërsa një tjetër është shp...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është takuar sot me ish-kryemini...
Në gjysmën e dytë të 2019 do të ndodhin ndryshime të rëndësi...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka publikuar dokumentet...
Vetëm për shkak se ju duhet të merreni me përgjegjësitë e za...
“Qeveria e re greke larg aventurave majtisto-populiste”/ Tri...
Një aksident rrugor ka ndodhur pak pas mesnatës së mbrëmshme...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta u vlerësua në Venecia me...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...