Connect with Us

Video-Ekskluzive/Skandali-Si u manipuluan votat në Korçë për Lulzim Bashën

Aktualitet

Video-Ekskluzive/Skandali-Si u manipuluan votat në Korçë për Lulzim Bashën

Publikuar

-

Një nga degët që nxjerr zbuluar me fakte dhe detaje mbushjen e kutive nga Lulzim Basha në 22 korrik është dega e kësaj partie në Korçë dhe në Maliq.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2013 dega e PD Korçë, e përbërë nga degët e sotme Bashkia Korçë dhe Maliq nxori si rezultat, 1130 pjesëmarrës në votimet për kryetar të PD.

Ndërkohë dega e atëhershme e Korçës (Korçë+Maliq) kishte 4 mijë anëtarë. Morën pjesë në votim, rreth 27%. Me zgjedhjen e Bashës dhe pas ndarjes administrative të 2015, dega e Korçës u nda në dy, dega Bashkia Korçë dhe dega Bashkia Maliq.

Dega Maliq ka afërsisht sot rreth 2 mijë anëtarë, kurse dega Bashkia Korçë ka rreth 2.500 anëtarë, pra me shifrat e reja e të Lulzim Bashës, anëtarësia është rritur me rreth 500 anëtarë.

Në 2013 në degën e madhe ku përfshihej Maliqi dhe Korça, votuan 1.130. Në 2017, pasi PD në Korçë dhe në Maliq regjistrojnë minimumin historik prej 28% të totalit të votave në zgjedhjet parlamentare ku bojkoti është masiv dhe PD në degën e vjetër ka një katastrofë elektorale, në zgjedhjet për kryetarin e PD kanë votuar 3.100 vetë, 1.600 në Maliq dhe 1.500 në Korçë.

Maliqi rezulton të ketë një pjesëmarrje, 80%, sipas parimit komunist “votat tona për armikun”, kutia u mbush nga komisioni, duke manipuluar kështu një rezultat zyrtar. Shifrat e vërteta janë, dega e Maliqit që përbëhet kryesisht nga njësitë administrative, ish komunat e Fushës së Korçës, por edhe nga dy ish komuna malorë të Gorës dhe Moglicës.Për shkak të shtrirjes dhe pamundësisë, por edhe të efektivitetit të listave të anëtarësisë, në Maliq votuan 250 demokratë. Por Gjana e shpalli 1600 vota.

Në bashkinë Korçë, shifra e vërtetë është rreth 3 herë me e vogël se ajo që u shpall. CityNews do të sjellë pamje të plota filmike, pasi kemi monitoruar 100% kohën e votimit, ku duket qartë se edhe në Korçë, kutia është mbushur dhe shifra zyrtare është fiktive.

Të dy degët bashkë, Korça e Maliqi në krahasim me 2013, kanë regjistruar rreth 600-700 votues që janë rreth 40% më pak anëtarësi që votojnë në zgjedhjen e kryetarit dhe jo 3 herë më shumë siç është raportuar pas manipulimit. Pra në 2013 me 4 mijë anatarë kanë votuar 1.100, sot me 4.500 kanë votuar 600-700, vetëmrreth 20% e demokratëve kanë marrë pjesë në votim.

Në vitin 2013 votimet u bënë në ish Bibliotekën e qytetit, ku për ato 1.100 vota atëherë kishte radhë dhe kaos. Megjithëse ishte një ambient i madh kishte shumë vende të fshehta votimi, kjo për shkak të listës së anëtarësisë dhe pjesëmarrjes. Tani në Korçë dhe Maliq ku deklarohet se është votuar dyfishi duhet të kishte shumë herë më shumë pjesëmarrje, por në fakt ndodh e kundërta. Votimet bëhen në seli dhe selia është krejtësisht bosh, përjashto orët e mëngjesit, më pas askush nuk voton më.

CityNews  sjellë video ekskluzive me pamje të plota që tregojnë se në Korçë për shumë orë nuk voton askush. Në rast se do të marrim të mirëqenë, shifrën prej 1.500 votash, siç e shpalli PD zyrtarisht, duhet që një votues për të kryer procesin e votimit të konsumojë të paktën 1 minutë.

Nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 19:00, janë 11 orë, pra 660 minuta, me një minutë për votues, kanë votuar 660 anëtarë.

Në rast se do t’i japim një votuesi 30 sekonda për të votuar, duhej që në selinë e PD, duhet të paraqiteshin 1.320 votues dhe çdo 30 sekonda të hynte një njeri për të votuar.

LEXO EDHE:  Alimadhi sulmon PD-në/ Na kanë vjedhur vota

Në fakt shifra thotë kanë votuar 1.500, por përballë shifrës qëndrojnë filmimet tona ekskluzive që tregojnë që selia e PD në Korçë është bosh. Shifra që pretendohet është tre herë më e lartë, se votat që janë hedhur realisht. Pra për orë të tëra nuk ka asnjë votues që paraqitet. Mjafton numërimi i njerëzve që hyjnë dhe dalin për të pasur shifrën e saktë sasa votues kishim. Në Korçë nuk kanëvotuar më shumë se 400 persona. Shifrën e sakte do ta japim pas numerimit të plotë të njerëzve pë të mos pasur asnjë pasaktësi dhe manipulim.

CityNews do ta faktojë me prova dhe filmime të pakontestueshme, të cilat tregojnë orën dhe sekondat e sakta që nga  hapja së qëndrës së votimit dhe një monitorim të plotë me pamje dhe video të ditës së dielë, në një mënyrë tepër të thjeshtë, të cilën nuk e mohon dot askush, sepse mënyra e filmimit është bërë pikërisht në një pozicion, nga ku pajisja që filmonte ishte kontrolluar nga kamera të tjera.

Filmimet janë të vazhdueshme. Deri në momentin kur do ta japim të plotë, sjellim disa momente që kanë të bëjnë me momente specifike, si mesditja, pasditja, apo momenti kur mbyllet procesi i votimit. Video tregon në menyrë ekskluzive, lëvizjet e plota, pra hyrjet dhe daljet në selinë e PD gjatë procesit të votimit. Ky filmim është dëshmia dhe prova më e fortë që tregon se ky proces votimi u manipulua. Basha pretendon se kanë votuar 1.500 demokratë, por në fakt kjo nuk është e vërtetë.

CityNews më pas do të sjellë të tjera, video dhe filmime që dëshmojnë në mënyrë të pakontestueshme se sa është realisht pjesëmarrja e votuesve në Korçë. Në kemi filmuar nga një mjet që e parkuam në afërsi të derës së selisë, duke kapur me kamera hyrjen dhe daljen e saj, pra mjafton një kalim i thjeshtë i videos për të parë se sa persona kanë votuar.

Jemi të gatshëm që filmimin e plotë t’ia vëmë në dispozicion edhe komisionit të manipulimit të rezultatit të PD në Korçë, të drejtuar nga të afërm të Andrea Manos dhe Ervin Salianjit, i pari manipuloi shifrën e Korçës i dyti Maliqin.

Mund t’ia ofrojmë edhe Jemin Gjanës, si Mark Abdia i manipulimit në PD dhe një kopje DVD, do t’ia nisim zyrtarisht ish kreut demokrat Sali Berisha dhe më pas do ta publikojmë të plotë, në të gjitha rrjetet sociale, ku qytetarët lehtësisht të bëjnë ballafaqimin, midis rezultatit të shpallur nga manipulimi dhe faktit se sa njerëz kanë votuar në të vërtetë.

CityNews ka kapur Lulzim Bashën dhe ushtarët e tij, duke manipuluar rezultatin e zgjedhjeve në PD. 3 muaj në çadër për votën e lirë dhe më pas Lulzim Basha i bën gjëmën Partisë Demokratike, duke i gënjyer militantët dhe anëtarët e saj publikisht me deklarimin se kanë votuar 60 mijë demokratë, në fakt e vërteta është krejt ndryshe në të gjithë Shqipërinë nuk kanë votuar as 20 mijë të tillë dhe Lulzimi është tashmë i akuzuar për mashtim dhe manipulim të votatave të demokratëve./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Skandali/ Flamur Noka saboton analizën e Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Skandali/ Flamur Noka saboton analizën e Lulzim Bashës

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Qytetarët korçarë i kthejnë “reston” Bashës/ Pse “surprizohet” çdo herë kreu i PD-së

LEXO EDHE:  Fotot e fundit nga Korça/Akulli mbulon trotuaret dhe rruget ne qender

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: