web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Më duket se kemi të reja"/ Elia Zaharia tregon të vërtetën e "shtatzanisë"

13 Korrik 2019, 09:40, Aktualitet CNA

Së fundmi një event gala i organizuar nga pallati mbretëror shqiptar për promovimin e turizmit në vend, mblodhi të gjithë të famshmit shqiptarë.

Mes tyre ishte dhe princesha Elia Zaharia Zogu e cila ra në sy në një foto ku kishte pozuar bashkë me politikanen Grida Duma dhe dukej më e fryrë se zakonisht tek pjesa e barkut, dhe kjo i bëri njerëzit të dyshojnë.

Megjithatë, dikush me një sy paksa kritik për masën që duhet të ketë barku, i shkruajti:

?Më duket se kemi të reja. Sipas fotos.?

Dhe Elia, e cila duhet të marrë ndonjë çmim si princesha më atipike, iu përgjigj:

?E reja është shumë pica dhe pasta.?

Hera e fundit kur Elia u përfol se mund të ishte shtatzënë ishte në dhjetor.

 

 

 





Lajmet e fundit nga