Connect with Us

Basha shpartallon PD-në dhe strukturat

Aktualitet

Basha shpartallon PD-në dhe strukturat

Publikuar

-

Gazetari Elvi Fundo ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike nëpërmjet një lidhje me Skype për FaxNews.

Fundo ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha, duke thënë se ka shaktërruar strukturat organizative të partisë.

Më tej ai ka shtuar se nëse vendi shkon në zgjedhje të parakoshme, Basha e ka të sigurt humbjen, pasi nuk mund të triumfojë përballë Ramës, kur ka vjedhur në shtëpinë e tij.

Ndër të tjera Fundo është shprehur se Basha e ka kthyer PD-në nga një strukturë të madhe në një qelizë të vogël, që kërkon ta mbajë peng për qëllime personale.

“Shumë degë të PD janë të shpartallluara. Dega e Durrësit me ndryshimin e shpeshtë të kryetarëve e njëjta situatë është edhe me Tiranën ku është shkatërruar komplet organizimi. Nuk janë zhvilluar zgjedhjet brenda partisë për 5 vjet. Ndodhi konfirmimi i Lulit. Një njeri që vjedh në shtëpinë e tij si mund të fitojë zgjedhjet me bashkëpunëtorin e tij. Mendoj që më i fortë është qytetari dixhital dhe jo studiot e kunatit ku fabrikohen çështjet. Zyra e kunatit mund të jetë e mirë për PR, por nuk ka konceptin e të bërit politikë. Së pari Basha duhet të japë dorëheqjen. Ka një PD të përcarë në bazë, ka një dëbim të njerëzve. E kanë kthyer PD në një qelizëtë vogël që duan ta mbajnë peng për qëllime personale. Duke parë organizmin humb shpresa se mund të rrëzojnë qeverinë dhe të financojnë zgjedhjet e parakohshme. Po kërkohen kandidatë që kanë fuqi financiare për të fituar fushatën. Në krahasim nga Berisha që kërkonte intelektuale. Po hyn në qerthullin e Rilindjes. Po përpiqen të evidentojnë një grup emrash po e kanë të pamundur për shkak të mungesës së organizmimit. Që të kthehet besimi te lidershipi Luli duhet të sjellë paqtimin.  Përsa kohë vazhdon kjo situatë emrat nuk afrohen. PD sot ka 230 mijë vota më pak. Në shumë qëndra votimi PD nuk ka pasur vëzhgus dhe komisionerë. Ajo që po ndodh me organizmin do ta shkatërrojë më tej”, tha Fundo. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësia kalimtare, ndërkohë që temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë.

Sipas MeteoAlb zonat bregdetare do të paraqiten me mot të kthjellët gjatë gjithë ditës. Ndërsa pjesa tjetër e vendit do të karakterizohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare, të cilat do të jenë më të dukshme në orët e pasdites përgjatë shtrirjes Lindore.

LEXO EDHE:  Aleanca Rama-Basha/ “Big Brother-i më pervers i politikës”

LEXO EDHE:  PD publikon listën fituese të Këshillit Kombëtar



Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Era do të fryjë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëria është bërë gati për në BE”/ Rama flet nga OKB: Ja çfarë përfaqëson integrimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së se procesi i integrimit evropian është spirancë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kohë që është gati, por ajo pret që BE-ja të bëjë pjesën e saj.



“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së.

Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama thirrje për njohjen e Kosovës/ Vetëm maturia do të lejojë Serbinë të heq barrën e së shkuarës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB.

Kryeministri Rama i ka bërë ftesë vendeve të OKB-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është shprehur se mbështet si rrugë të vetme dialogun Kosovë-Serbi.



“Nuk është obsesion, është test për të njohur realitet e reja në zemër të Evropës, kur një shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundojë dhe realiteti na ka treguar ne ballkanasve, por edhe Evropës se Kosova e pavarur, sovrane vazhdon prej 13 vjetësh. 

Shqipëria mbështet si alternativë te vetme, dialogun Kosovë-Serbi. Vetëm maturia, kuraja dhe vizioni do ta lejojnë më në fund Serbinë te heq barrën e të shkuarës”, thotë Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE