VIDEO- “Turp, jep dorëheqjen”/ Protestuesit i zënë pritë Ramës në Berlin
Kryeministri Edi Rama është përballur me protesta nga dias...
Kryeministri Edi Rama është përballur me protesta nga dias...
Në fund të muajit Janar, anëtari i KLP-së Bujar Sheshi u bë kryefjalë në rrethin e drejtësisë, të politikës dhe në media.
Denoncimi nga Partia Demokratike se Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit u konfirmua më pas nga Autoriteti i Dosjeve.
Rasti më tej, kaloi për hetim në Prokurorinë e Tiranës, por ndërkohë Bujar Sheshi vijon të jetë pjesë e KLP dhe të jetë pjesë e vendimmarrjeve të këtij institucioni.
Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, më herët ka thënë se presin të shterojnë të gjitha procedurat për Sheshin dhe më pas të vendosin.
Nëse hetimet konfirmojnë se Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të Shtetit, çfarë do të ndodhë më vendimet në të cilat ai votuar pro?
Kunatit të ish-ministres, Gent Ibrahimi, nuk i intereson ky fakt, derisa, sipas të gjitha dyshimeve, pushteti i thotë që është gjithçka në rregull. Ndonëse autoriteti i KLP-së, vihet në dyshim, Bujar Sheshi nuk lëviz nga institucioni.
Do të ishte më e denjë edhe për të, që të qëndronte larg KLP, derisa të përfundonin hetimet, sesa të vijojë detyrën me një njollë të rëndë mbi supe.
Ndërkaq, mësohet se Prokuroria i Tiranës, në kuadër të verifikimit të pastërtisë së figurës e ka dërguar për ekspertim grafik të gjithë dosjen që ndodhet në arkivën e sigurimit të shtetit.
Dosja tashmë ndodhet në duar të ekspertëve të laboratorit të Ministrisë së Brendshme.
Arta Marku përplaset me Autoritetin e Dosjeve
Bujar Sheshi, në dhjetor të vitit 2018 është votuar si anëtar i KLP-së pasi e kishte kaluar Vettingun.
Dokumenti për pastërtinë e figurës është depozituar në datën 26 tetor 2018 dhe është protokolluar nga Autoriteti i Dosjeve më 31 tetor.
Mirëpo, kur doli në dritë skandali se Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, Prokurorja e Përgjithsme e përkohshme Arta Marku dhe Autoriteti i Dosjeve shpejtuan për të mbrojtur veten.
Sipas Autoritetit të Dosjeve i është dhënë përparësi shqyrtimit të kërkesës së ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme e cila shoqëronte shkresën me vetëdeklarimin e prokurorit Sheshi.
Nga ana tjetër Marku me zgjedhjen e Sheshit në KLP, është justifikuar se ka nxjerrë nga ngërçi institucionin, për shkak se në atë kohë, interesi për aplikim nga prokurorët ishte i ulët për të mos thënë zero.
Kujtojmë se Autoriteti i Dosjeve ka marrë 3 muaj kohë për t?u përgjigjur Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me pastërtinë e figurës për prokurorin Bujar Sheshi.
Autoriteti i Dosjeve është justifikuar se nuk ka detyrime për përgjigje në ndonjë afat të caktuar.
Aktualisht situata është e tillë. Çështja ndodhet në Prokurori, Bujar Sheshi ndodhet në KLP, Arta Marku po bën planet për postin e Prokurores së Përgjithshme, ndërsa Autoriteti i Dosjeve vijon t’u qëndrojë deklaratave të mëparshme./CNA.al
Nard Ndoka, kryetari i Partisë Demokristiane, është prezent ...
E ftuar në emisionin “Open”, gazetarja Anila Hoxha foli në l...
Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga vrasja e avokat...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u paraqit ditën...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri në një ...
Nga Kreshnik Spahiu– Kjo çfarë po i ndodh Lulzim Bashës nuk ...
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Molisht, në rre...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur para disa ditësh Zvicrën, k...
Mbrëmjen e kësaj të hëne është shënuar një aksident në afërs...
Koordinatori për mjedisin në Partinë Demokratike, Jamarbër M...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me emërim...
Asnjëri prej tyre nuk e ka menduar ende të bëjë një punë tje...
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, i qenë pre...
E ftuara e rradhës në emisionin “My Living”, ishte Majlinda ...
Ronela Hajati është mjaft e suksesshme në karrierë, mirëpo k...
Kompania “Air Albania” e cila u prezantua disa muaj më parë ...
Bypass-i i Vlorës është realizuar në 17% të saj, ndërkohë që...
Petro Dalanaj, skafisti i kapur me 700 kilogramë kanabis për...
Rrëfehet Dalanaj/ Zbulon emrin e biznesmenit që e pagoi për ...
Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përm...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Eglant Koçi 34-vjeç vijon të jetë i zhdukur, ku autoritete...
Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës kanë zhvilluar ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Europol, në bashkëpunim me autoritetet franceze, si edhe ...
Meteorologia Tanja Porja ndau sot disa parashikime lidhur ...
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një z...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Zvicra njoftoi se ceremonia e nënshkrimin e marrëveshjes m...
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua këtë të martë ...
Kjo e martë ka shënuar lëkundje sizmike të fuqishme në dy ...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët në gati 15 ja...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe ...
Ndryshimet sezonale, luhatjet në prodhim dhe import së bas...
Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rrit...