LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I quajti studentët ngelësa/ Paloka reagon  ashpër ndaj Ramës

5 Dhjetor 2018, 13:13, Aktualitet CNA
I quajti studentët ngelësa/ Paloka reagon  ashpër ndaj

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar ashpër  ndaj komentit të kryeministrit Rama i cili u shpreh se askush nuk ka pse të paguajë për ngelësit, duke ju referuar protestës së studentëve kundra tarifës së provimeve të mbartura.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan çdo shqiptar që ngre zërin kur i shkelen të drejtat klasifikohet armik i qeverisë.

?Pas ?shpellareve?, ?shtazeve?, ?malokeve?, ?kazanit?, ?talebaneve?, tani dhe ?ngelesit?…

Cdo shqiptar qe guxon e ngre zerin kur i shkelen dhe te drejtat me elementare nga kjo qeveri , menjehere futet ne grupin e armiqve; poshterohen, fyhen e dhunohen.?-thotë deputeti demokrat.

Sipas tij të vetmit që gëzojnë respektin e Ramës janë kriminelët dhe oligarkët, ndërsa hallexhinjtë do vetëm t?i zhdukë.

?Te vetmit qe meritojne ?respektin? e kryeministrit te ketij vendi jane kriminelet dhe oligarket qe sot kane gjetur strehen e tyre tek rilindja dhe me ndihmen e te cileve Edvin Rama grabit e dhunon shumicen derrmuese te shqiptareve.

Dikur Rama ju beri thirrje e bashkoi te gjithe qelbesirat per ta cuar ne pushtet. Sot eshte koha te bashkohen te gjithe shqiptaret e ndershem e hallexhinj per te shporrur qelbesiren.?- mbyll postimin e trij Paloka./CNA.al

Lajmet e fundit nga