Connect with Us

Shifrat alarmante të vrasjeve/ Si mashtron Xhafaj

Aktualitet

Shifrat alarmante të vrasjeve/ Si mashtron Xhafaj

Publikuar

-

Ndërkohë që shifrat e vrasjeve dhe kriminaliteti në vend është alarmant, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka disa ditë që nxjerr shifrat e krimeve dhe mundohet të bëjë paralele me qeverisjen e PD-së në lidhje me vrasjet dhe goditjen e grupeve kriminale. Megjithëse po t’i shohësh shifrat, këto janë qesharake, pasi Xhafaj konsideron vetëm vrasjet kriminale, ndërsa raste si masakra e Selenicës nuk i quan fare, sespe konsiderohen “vrasje brenda famijles” .

Pra, sipas ministrit Xhafaj, shteti nuk mban përgjegjësi, se pse dikujt i ka ikur mendja dhe mban armë. Por si nuk ka përgjegjësi shteti? Po armën ku e gjeti? Ai i plotfuqishmi i zonës nuk e kishte identifikuar si person problematik?

Janë apo jo ngjarje kriminale, viktimat janë viktima. Numërohen varret apo jetët e humbura.

Përtej kësaj,  Xhafaj mat shifrat me vitin 2010-2011, në kohën që ka qënë ministër i Brendshëm, Lulzim Basha. Por, pse Fatmir Xhafaj nuk mat shifrat me vitet 2005-2097, kur ministër i Brendshëm ka qënë i ndjeri Sokol Olldashi?

Kur u shkërmoqën të gjitha grupet kriminale në Shqipëri? Kur nuk ekzistonte më koncepti i “të fortit”. Nga i pari tek i fundit, ata që përmend sot Lulzim Basha, si Lul Berisha apo të gjitha grupet kriminale nga “i forti” i parë deri tek më i fundit u arrestuan dhe u futën në burg gjatë kohës së Olldashit. Dhe në atë kohë, policia ka vrarë në operacionet e saj elementë ekstremistë, të cilët ju përgjigjen me armë.

LEXO EDHE:  Pas takimit me Metën/ Basha takim urgjent me aleatët

U arrestuan në Tropojë, në Shkodër, në Lezhë, në Durrës, në Korçë, në Fier u shkatërruan grupe kriminale, në Vlorë po ashtu. Grupet kriminale u shpartalluan nga 2005-2007. Nuk ekzistonte më koncepti i të “fortit”. Dhe i “forti” që bënte ligjin ishte shteti. Dhe shifrat flasin vetë në atë kohë.

Ndërsa, Xhafaj sot bën një lojë. E para gënjen në lidhje me shifrat e vrasjeve, dhe e dyta e krahason me kohën më të keqe të qeverisjes së PD. Ndërkohë që edhe vetë Berisha e di që periudha më e keqe e qeverisjes së PD-së është 2010-2013. Së pari për shkak të krizës ekonomike dhe së dyti, sepse shumë prej të dënuarve filluan të dilnin pasi bënë një periudhë shumë të gjatë nëpër burgje, në zbatim të ligjeve dhe vendimeve të dhëna nga gjykata.

Por, nuk krahasohen shifrat e 2018-ës me shifrat e 2011-ës. Shifrat e 2018-ës, një vit qeverisje e vetme e PS-së, krahasohen me një vit qeverisje të vetme të PD-së, 2005-2006-2007.

Nuk krahasohen shifrat e 2011-ës. Këto shifra ti krahasojë me shifrat kur Shqipëria u mbulua me drogë, që ndoshta edhe në këtë rast kishte me pak ngjarje kriminale, sesa ka sot kur Ministria e Brendshme drejtohet nga Fatmir Xhafaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-“Kurrë më votime moniste në Shqipëri”/ Meta mesazh për zgjedhjet e 30 qershorit

Publikuar

-

Nga

Video-“Kurrë më votime moniste në Shqipëri”/ Meta mesazh për zgjedhjet e 30 qershorit

Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese iu drejtua Komisionit të Venecias, në lidhje me çështjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, ka ardhur një tjetër reagim nga presidenti Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se në 30 qershor u bënë votime moniste dhe sipas tij shqiptarëve shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave.

LEXO EDHE:  “S’ke këllqe për t’u përballur me Ramën”/ Ish-këshilltari ‘shpërthen’ ndaj Bashës: Rotacioni nuk vjen me ishalla o Zot!

LEXO EDHE:  Paralajmërimi ndaj Ballës/ Jo më “fotomontazh”, Berisha publikon videon

“Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.

Kurrë më votime moniste në Shqipëri!

Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo.”-shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bie nga kati i tretë i banesës/ Ndërron jetë 58-vjeçari  

Publikuar

-

Nga

I shpërthen granata duke punuar tokën/ Plagoset 39 vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lushnje, ku një 58-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, ku jetonte.

Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, ndërsa viktima është shtetasi A. T., 58 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lulzim Basha dhe Grida Duma në mbrojtje të bandave?/ Pse hesht prokuroria

Publikuar

-

Nga

deputetja e pd grida duma dhe kreu i pd lulzim basha me gazetaret

Grida Duma, deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike ka bërë një deklaratë mjaft të fortë, në një studio televizive, pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Grida Duma ka deklaruar se gjatë fushatës, bandat i janë vetëofruar për t’i mbështetur dhe për më tepër ajo tha se ka informuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën, por ky i fundit kishte refuzuar bashkëpunimin.

Më erdhën disa banda gjatë fushatës, nga më të ndryshmet, u vetëofruan të na sjellin pushtetin me mënyrat e tyre duke shkuar në zonat e thella duke i kërcënuar banorët. Më thanë t’ju financojmë, por duam poste në Bashkitë, gjatë zgjedhjeve lokale dhe unë shkova në zyrë dhe bëra një bisedë 3 minutëshe me Lulzim Bashën.

I thashë këta persona më kanë ofruar këtë gjë, çfarë qëndrimi do mbani ju? Dhe unë e vlerësoj shumë gjestin e atij njeriu, që vetëm me një qasje dore më tha jo. Jo absolutisht. Unë asnjëherë nuk kam pasur dyshime, dhe asnjëherë nuk do të kem, por duhet të vija në dijeni kryetarin e partisë. Ne nuk mund të lejonim që të vinim në pushtet me këto lloj bandash. Ne jemi me kartën morale më të ndershme”-ka deklaruar Grida Duma.

Edhe Lulzim Basha, gjatë takimeve në kuadër të fushatës, për kreun e PD-së, ndër të tjera ka deklaruar “Ata me dhunë, shantazh, terror shtetëror banditësh me një polici në rastin më të mirë në gjunjë  para krimit dhe në shumicën e rasteve shoqëruese e mbrojtëse e krimit, ne me program, me ide, me vizion, me zgjidhje për hallet e panumërta të shqiptarëve të cilat për katër vjet i prekëm derë më derë e shtëpi më shtëpi.

Ndaj dua t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë sepse nuk ka qenë thjeshtë një betejë e pabarabartë”.

LEXO EDHE:  Pas takimit me Metën/ Basha takim urgjent me aleatët

LEXO EDHE:  Rama: Shqipëria, një treg i lirë për të gjitha kompanitë

Por, zgjedhjet mbaruan, Basha zgjidhi edhe “hallin e tij të madh”, për të mbajtur karrigen e kryetarit, dhe ka vetëm heshtje.

As Grida Duma dhe as Lulzim Basha nuk i denoncuan kurrë se kush ishin këto banda. Nuk u përmendem emra dhe as nuk u denoncuan para drejtësisë.

Ata pretendojnë se kanë emra, mbiemra, por ndërsa folën për masakër zgjedhore, bandat u harruan.

Nga “bandat” u kalua tek “masakra zgjedhore” dhe rrëzimi i regjimit “Rama-Doshi”, dhe pasi “rrëzuan” regjimin, morën ca pushime, nga lodhja e madhe.

Lulzim Basha prej datës 14 qershor, pra një ditë pas zgjedhjeve në PD, është “zhdukur”, dhe po ashtu edhe Grida Duma ka heshtur, për të ashtuquajturat banda, që pretendon si kanë vetëofruar bashkëpunim gjatë zgjedhjeve.

Tani nëse nuk duan t’i marrin nw mbrojtje bandat për të cilat flasin vetë, Basha dhe Duma do të duhet ti denoncojnë ato me emra.

Por, nga ana tjetër ka edhe një tjetër detaj. Heshtje edhe nga institucionet e drejtësisë.

Edhe prokuroria hesht dhe nuk i thërrët, edhe pse kanë folur publikisht.

Minimalisht, prokuroria do duhej të thërriste Grida Dumën dhe Lulzim Bashën, për të dhënë sqarime për deklaratën e berë nga vetë deputetja e zgjedhur e Bashes, për të treguar me emra se kush janë ato banda, për të cilat flet.

Por, si Basha, Duma dhe Prokuroria “kyçin” gojën.

Nëse Basha dhe Duma kanë prova dhe emra për të ashtuaquajturat banda, bëjnë mirë t’i bëjnë publike, në mënyrë që ta besojnë qytetarët se betejen e ka seriozisht dhe se nuk do shndërrohet sërish në patericë të Edi Ramës, për të vijuar të jetë një “zjarrfikës” i urrejtjes ndaj kryeministrit./CNA.al

LEXO TE PLOTE