LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifrat alarmante të vrasjeve/ Si mashtron Xhafaj

15 Tetor 2018, 12:48, Aktualitet CNA
Shifrat alarmante të vrasjeve/ Si mashtron Xhafaj

Ndërkohë që shifrat e vrasjeve dhe kriminaliteti në vend është alarmant, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka disa ditë që nxjerr shifrat e krimeve dhe mundohet të bëjë paralele me qeverisjen e PD-së në lidhje me vrasjet dhe goditjen e grupeve kriminale. Megjithëse po t?i shohësh shifrat, këto janë qesharake, pasi Xhafaj konsideron vetëm vrasjet kriminale, ndërsa raste si masakra e Selenicës nuk i quan fare, sespe konsiderohen ?vrasje brenda famijles? .

Pra, sipas ministrit Xhafaj, shteti nuk mban përgjegjësi, se pse dikujt i ka ikur mendja dhe mban armë. Por si nuk ka përgjegjësi shteti? Po armën ku e gjeti? Ai i plotfuqishmi i zonës nuk e kishte identifikuar si person problematik?

Janë apo jo ngjarje kriminale, viktimat janë viktima. Numërohen varret apo jetët e humbura.

Përtej kësaj,  Xhafaj mat shifrat me vitin 2010-2011, në kohën që ka qënë ministër i Brendshëm, Lulzim Basha. Por, pse Fatmir Xhafaj nuk mat shifrat me vitet 2005-2097, kur ministër i Brendshëm ka qënë i ndjeri Sokol Olldashi?

Kur u shkërmoqën të gjitha grupet kriminale në Shqipëri? Kur nuk ekzistonte më koncepti i ?të fortit?. Nga i pari tek i fundit, ata që përmend sot Lulzim Basha, si Lul Berisha apo të gjitha grupet kriminale nga ?i forti? i parë deri tek më i fundit u arrestuan dhe u futën në burg gjatë kohës së Olldashit. Dhe në atë kohë, policia ka vrarë në operacionet e saj elementë ekstremistë, të cilët ju përgjigjen me armë.

U arrestuan në Tropojë, në Shkodër, në Lezhë, në Durrës, në Korçë, në Fier u shkatërruan grupe kriminale, në Vlorë po ashtu. Grupet kriminale u shpartalluan nga 2005-2007. Nuk ekzistonte më koncepti i të ?fortit?. Dhe i ?forti? që bënte ligjin ishte shteti. Dhe shifrat flasin vetë në atë kohë.

Ndërsa, Xhafaj sot bën një lojë. E para gënjen në lidhje me shifrat e vrasjeve, dhe e dyta e krahason me kohën më të keqe të qeverisjes së PD. Ndërkohë që edhe vetë Berisha e di që periudha më e keqe e qeverisjes së PD-së është 2010-2013. Së pari për shkak të krizës ekonomike dhe së dyti, sepse shumë prej të dënuarve filluan të dilnin pasi bënë një periudhë shumë të gjatë nëpër burgje, në zbatim të ligjeve dhe vendimeve të dhëna nga gjykata.

Por, nuk krahasohen shifrat e 2018-ës me shifrat e 2011-ës. Shifrat e 2018-ës, një vit qeverisje e vetme e PS-së, krahasohen me një vit qeverisje të vetme të PD-së, 2005-2006-2007.

Nuk krahasohen shifrat e 2011-ës. Këto shifra ti krahasojë me shifrat kur Shqipëria u mbulua me drogë, që ndoshta edhe në këtë rast kishte me pak ngjarje kriminale, sesa ka sot kur Ministria e Brendshme drejtohet nga Fatmir Xhafaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga