LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunon vajzën dhe bashkëshorten/ Në pranga 47-vjeçari

31 Janar 2018, 12:59, Aktualitet CNA

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi akuzohet për dhunë në familje.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi Aldo. D, 47 vejç, banues në Berat.

Policia bën të ditur se ndalimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L.D, 39 vjeçe dhe vajzës së tij shtetases A.D, 17 vjeçe, banuese në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ??Dhunë në familje?? parashikuar nga neni 130/a, 4 i Kodit Penal./ CNA.al

Lajmet e fundit nga