LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma zgjedhore/ Bylykbashi: S’kemi hequr dorë, mbështesim votimin elektronik

31 Janar 2018, 12:34, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar lidhur me mënyrën e votimit që do të përdoret gjatë zgjedhjeve të ardhshme. Bylykbashi tha se PD ka prioritet teknologjinë në zgjedhje dhe sipas tij PS gënjen kur thotë se është hequr dorë nga reforma zgjedhore dhe përdorimi i teknologjisë në zgjedhje.

Duke folur nga selia e PD, Bylykbashi u shpreh se PD i mbetet kësaj pike dhe do e koordinojë qëndrimin me të gjithë aleatet e saj dhe LSI.

?PD e ka prioritet absolut teknologjinë në zgjedhje. Është instrumenti me i rëndësishëm qe do bënte transparencën e blerjes se votës PS gënjen ne ketë formë që kemi hequr dorë nga përdorimi i teknologjisë në zgjedhje sepse kërkon të ruajë statusqoune për të përdorur kriminelet që të blejë zgjedhjet PD nuk do e tolerojë heqjen nga prioriteti i votimit elektronik. Sistemi zgjedhor është në tryezën e komisionit, PD i mbetet kësaj pike dhe do e koordinojë qëndrimin me të gjithë aleatet e saj dhe LSI. Por kjo kërkon konsensus edhe me krahun tjetër. Por duhet trajtuar pasi t?i japim zgjidhje shitblerjes së zgjedhjeve përpara të cilave dështon çdo sistem dhe do diskutohet.”-deklaroi ndër të tjera Bylykbashi.

Gjithashtu ai u shpreh se edhe ndërkombëtarët po e mbështesin votimin elektronik mbi bazën e një pune serioze të eksperteve ndërkombëtar qe të behet përpara zgjedhjeve.

“Ata thane se votimi elektronik mund të sjellë ndryshime te dukshme. Pretendimi i PS se jemi tërheq nga votimi online s?është i vërtetë në kemi kërkuar votim elektronik. Votimi elektronik s?do jete on line por do behet në qendrën e votimit që procesi te ketë siguri?-tha Bylykbashi.

Bylykbashi u shpreh se javës tjetër do të miratohet kalendari dhe votimi elektronik është prioritet.
?Jemi në fazën e fundit të planit te punës dhe kalendarit. Kemi përcaktuar që votimi elektronik është prioritet, çdo gjë e thënë nga PS për këtë gjë është gënjeshtër. Javën që vjen të miratojmë kalendarin me pas çdo pengese është për të bllokuar reformën zgjedhore?- tha deputeti i PD./ CNA.al

Lajmet e fundit nga