LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshon moti/ Rikthehen sërish reshjet e shiut

31 Janar 2018, 12:29, Aktualitet CNA

Territori i vendit duke filluar nga sot pasdite do të mbizotërohet nga reshje shiu. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se sot priten reshje të dobëta, kryesisht në pjesën veriore të vendit, ndërsa nesër priten reshje në të gjithë territorin.

Temperaturat

Nesër (e enjte, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 °C / 14 °C

në vendet e ulëta: 4 °C / 12 °C

në vendet malore:  0 °C / 9 °C.

Sot (e mërkurë, dt.31) dhe nesër (e enjte, dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat e larta malore./ CNA.al

Lajmet e fundit nga